LAJMI I FUNDIT:

Nga Alisson te Alexander-Arnold dhe Haaland – Formacioni më i vlefshëm aktualisht në Ligën Premier

Nga Alisson te Alexander-Arnold dhe Haaland – Formacioni më i vlefshëm aktualisht në Ligën Premier

Faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve Transfermarkt ka publikuar formacionin më të vlefshëm në Ligën Premier aktualisht.

Liga Premier ka filluar tashmë sezonin 2022/23, ku shumë klube kanë bërë transferime të mëdha për t’u përforcuar në ndjekjen e objektivave.


Erling Haaland te Manchester City, Darwin Nunez te Liverpooli, Gabriel Jesus te Arsenali, Raheem Sterling te Chelsea, Richarlison te Tottenham Hotspur dhe Lisandro Martinez te Manchester Unitedi janë disa nga transferimet e mëdha.

Nga Haaland te Jesus dhe Sterling – Formacioni më i mirë me transferimet e verës në Ligën Premier
Lexo po ashtu Nga Haaland te Jesus dhe Sterling – Formacioni më i mirë me transferimet e verës në Ligën Premier

Megjithatë, vetëm njëri nga ta ka gjetur veten në formacionin më të vlefshëm aktual në Ligën Premier, të publikuar nga faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt.

Në këtë formacion, i vetmi transferim i verës është Haaland, i cili ka një vlerë prej 150 milionë eurosh dhe udhëheq sulmin, së bashku me Mohamed Salah (96 milionë euro) në të djathtë dhe Jadon Sancho (80 milionë euro) në të majtë.

Në mesfushë, kanë zënë vend dy yjet e Cityt, Kevin de Bruyne me çmim 91 milionë euro dhe Phil Foden me 96 milionë euro, si dhe Declan Rice, i cili vlerësohet 85 milionë euro.

Mbrojtja formohet nga treshja e Liverpooli: Trent Alexander-Arnold (85 milionë euro), Virgil Van Dijk (59 milionë euro) dhe Andy Robertson (69 milionë euro), ndërsa i katërti është kapiteni i Cityt, Ruben Dias me vlerë 80 milionë euro.

Portieri më i vlefshëm aktualisht në Ligën Premier është braziliani i Reds, Alisson Becker, i cili vlerësohet 53 milionë euro.

Formacioni më i vlefshëm i Ligës Premier sipas Transfermarkt:

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori