LAJMI I FUNDIT:

Nga Haaland te Jesus dhe Sterling – Formacioni më i mirë me transferimet e verës në Ligën Premier

Nga Haaland te Jesus dhe Sterling – Formacioni më i mirë me transferimet e verës në Ligën Premier

Kampionati elitar anglez i njohur si Liga Premier është dukshëm kampionati që ka shpenzuar më shumë në afatin kalimtar të verës për transferimin e futbollistëve të rinj.

Klubet angleze vazhdojnë të shpenzojnë shumë në përforcimin e skuadrave të tyre, pasi duan të arrijnë objektivat e vendosura dhe të jenë garues gjatë gjithë sezonit.


Kështu ka ndodhur edhe në verën e këtij viti, pasi Liga Premier ka eklipsuar kampionatet tjera elitare evropiane me shpenzimet e bëra.

Liverpooli, Arsenali, Manchester Unitedi, Tottenham Hotspur janë disa nga skuadrat që kanë shpenzuar më shumë në këtë verë.

Por, cilat janë transferimet më të mira deri tani.

Faqja sportive GivemeSport ka publikuar një formacion me futbollistët më të mirë të secilës pozitë të transferuar këtë afat kalimtar.

Në portë gjendet Nick Pope, i cili ka kaluar te Newastle United, ndërsa mbrojtja formohet nga Djed Spence (Tottenham Hotspurs), Kalidou Koulibaly (Chelsea), Sven Botman (Newcastle) dhe Oleksander Zinchenko (Arsenal).

Në mesfushë vend kanë zënë emra të njohur si Yves Bissouma (Tottenham), Kalvin Phillips (Man City) dhe Christian Eriksen (Man Utd), ndërsa në sulm, Raheem Sterling (Chelsea), Erling Haaland (Man City) dhe Gabriel Jesus (Arsenal).

Në këtë formacion mungojnë gjithashtu emra të njohur si Darwin Nunez, i cili deri tani është transferim rekord në Angli, apo edhe Ivan Perisic, Fabio Vieira, Tyrell Malacia, Lisandro Martinez apo edhe Richarlison. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori