Drita dhe Drenica nisën ndeshjen me mesazh mbështetjeje për krerët e UÇK-së në Hagë

Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës ka nisur me një mesazh solidarizimi dhe mbështetjeje për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Para fillimit të ndeshjes, futbollistët dolën në fushë me pankarta ku shkruhej" “Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër" dhe “Kosova ju pret!”.
Në pankarta u shfaqën edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke përcjellë mesazh mbështetjeje për ta dhe për luftën çlirimtare të UÇK-së.
Ky solidarizim vjen vetëm pak ditë para Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Kosova po pret! UÇK!
Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës u mbyll pa gola dhe i takonte javës së katërtë të Superligës së Kosovës. /Telegrafi/








































