Eden Hazard po përballet me finalen e tij të parë reale si lojtar i Real Madridit, me Superkupën e Evropës që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Që kur ai mbërriti në Santiago Bernabeu, skuadra e tij ka luajtur tre finale, por ai nuk mori pjesë në asnjërën prej tyre.
E para ishte Superkupa e Spanjës 2020, ku Real Madridi mundi Atletico Madridin në penallti. Në atë kohë, Hazard po shërohej nga dëmtimi që pësoi në duelin e Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain .
Dy të tjerat erdhën sezonin e kaluar kundër Athletic Club në Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.
Hazard nuk ishte në formë të mirë për asnjërën nga ato ndeshje dhe Carlo Ancelotti vendosi të mos përdorte sulmuesin belg.
Pavarësisht se konsiderohet si një nga favoritët për t’u larguar nga klubi këtë verë, Hazard ka udhëtuar me pjesën tjetër të shokëve të tij në Helsinki për finalen e Superkupës së UEFA-s kundër Eintracht Frankfurt.
Ancelotti e ka bërë të qartë se ai “po llogarit te Hazard për sezonin e ardhshëm” dhe përgatitja parasezonale e belgut ka sjellë optimizëm në skuadër.
😀 @ToniKroos
😁 @fedeevalverde
😃 @hazardeden10 #SuperCup pic.twitter.com/Lu2UUmQdn0— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 9, 2022
Rreziku për të filluar nga bankina
Nuk ka dyshim se Hazard është një lojtar rezervë në Real Madrid. Synimi i Ancelottit është ta përdorë atë si një sulmues të zgjedhjes së dytë për të plotësuar Karim Benzema kur të jetë e nevojshme.
Hazard ka punuar në një pozicion “9 i rremë” gjatë turneut në SHBA në përpjekjen e tij për të përmbushur premtimin që u dha tifozëve të Real Madridit në Cibeles se ai do të rikthehet në formë për sezonin 2022/23.
Ka shumë pak gjasa që Real Madridi të shkojë për një tjetër sulmues edhe në rast se Mariano Diaz largohet nga klubi këtë verë.
Në Helsinki, Hazard ka mundësinë të rigjej formën e tij dhe më në fund të përmbushë pritjet. Megjithatë, ai do ta bënte këtë nga stoli, pasi ai nuk pritet të fillojë këtë ndeshje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Lutja e fshehtë” që presidenti Macron i bëri Mbappes për të qëndruar në Francë
“Ai e bëri diferencën”, Guardiola cilëson yllin e Man Utd si njërin prej pesë më të mirëve në botë
Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi
Pas largimit nga Barcelona, Xavi mund të nis një aventurë të re tek gjiganti anglez
Arrihet marrëveshje, Bayerni gjen trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Tuchelin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi