LAJMI I FUNDIT:

Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”

Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz, është lidhur me një largim nga klubi në fund të sezonit dhe Barcelona po shpreson se do të jetë klubi që do të sigurojë shërbimet e tij.

Sipas një raportimi nga gazeta spanjolle AS, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, e pëlqen me të vërtetë lojtarin dhe se tashmë ai është takuar me agjentët e tij.

Ka pasur thashetheme lidhur me një takim të mundshëm mes dy palëve në Barcelonë gjatë muajit mars, dhe do të jetë interesante për t’u parë nëse Barcelona do të vendos për të vazhduar tutje me procedurat e transferimit të kolumbianit.

Diaz ka qenë një lojtar kyç i Liverpoolit që prej se u bë pjesë e tyre, dhe largimi i tij pa dyshim që do t’i dobësonte ata në fazën ofanzive dhe do të ishte e vështirë të gjendej zëvendësuesi i tij adekuat.

Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit
Lexo po ashtu Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

Reprezentuesi kolumbian raportohet se është një tifoz i Barcelonës dhe nuk dëshiron që ta humbasë mundësinë e transferimit në Spanjë.

Liverpooli në anën tjetër do të shpresojë se Diaz do të qëndrojë, por në rast se lojtari shtyn përpara që të largohet atëherë do të mbesin të detyruar që ta shesin.

27-vjeçari ishte transferuar tek Liverpooli në janar të vitit 2022 nga Porto për shumën e 50 milionë eurove.

Këtë sezon ai është paraqitur në 37 ndeshje në Ligën Premier për “Të Kuqtë”, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar pesë asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët kishin urdhër të qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët kishin urdhër të qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

La Liga
Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Southgate tregon pse nuk shkëlqeu Anglia në ndeshjen e parë, ka disa fjalë edhe për Jude Bellingham

Southgate tregon pse nuk shkëlqeu Anglia në ndeshjen e parë, ka disa fjalë edhe për Jude Bellingham

Ndërkombëtare
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Capello krahason Calafiorin me legjendën e Realit: Edhe ai njësoj ka ndryshuar pozitën

Capello krahason Calafiorin me legjendën e Realit: Edhe ai njësoj ka ndryshuar pozitën

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Kalo në kategori