Largimi i Lukakut: Tani, Chelsea synon ta ‘dridh’ botën e futbollit me disa transferime
Chelsea do të fillojë të punojë për transfromimin e skuadrës së tyre pasi rikthimi i afërt i Romelu Lukakut në Inter në huazim të jetë përfunduar me një sulmues, dy qendërmbrojtës dhe një sulmues tjetër në listën e dëshirave të Thomas Tuchel.
Kthimi i shumëpritur i belgut në “Giuseppe Meazza” thuhet se është vulosur pas bisedimeve tre-orëshe mes Interit dhe Chelseat të hënën.
Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, u deshën tre orë për të arritur një marrëveshje, por pronari i Nerazzurëve, Steven Zhang, më në fund ka rënë dakord për një huazim që vlen një tarifë fillestare prej tetë milionë euro me një shtesë prej dy milionë në bonuse të mundshme.
Largimi i sulmuesit belg tani do ta shtyjë Chelsean që të bëjë lëvizjet e veta në tregun e transferimeve me Tuchelin të etur për të shtuar ritmin në sulm dhe për të rimbushur mbrojtjen e tij.
Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen të dy u larguan për Real Madrid dhe Barcelona, respektivisht, si transferime të lira, ndërsa Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso gjithashtu pritet të largohen këtë verë.
Sportsmail kupton se – pas lajmeve se drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia po largohet këtë javë – pronari i ri Todd Boehly po merr një rol praktik në bisedimet e transferimit.
Prioriteti i amerikanit është të zëvendësojë Lukakun në front dhe ylli i Evertonit, Richarlison është shfaqur si një opsion. Braziliani ka qenë një objektiv afatgjatë dhe Chelsea mendon se ai funksionon mirë si qendërsulmues.
Siç raportoi Sportsmail të hënën, Toffees – të cilët duan më shumë se 50 milionë euro para se të mendojnë të lënë lojtarin e tyre kryesor të largohet – janë gati të dëgjojnë ofertat për brazilianin.
Tottenham ka gjithashtu një interes konkret për Richarlison, dhe mendohej se ishte më seriozi për zbarkimin e amerikano-jugorit. Arsenali gjithashtu ka shfaqur interesim.
Chelsea gjithashtu ka hedhur kandidaturën për yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskit, por polaki i ka sytë fort të ngulur në një lëvizje te Barcelona këtë verë.
Sulmues të tjerë që po diskutohen në Stamford Bridge përfshijnë Jonathan David të Lilles, Victor Osimhen të Napolit dhe Gianluca Scamacca të Sassuolos, por Arsenali gjithashtu po e mban vëzhgimin e treshes.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për vlerësimin e secilit lojtar dhe përshtatshmërinë e tyre në formacionin e preferuar 3-4-3 të Tuchel.
Ashtu si Lewandowski, Chelsea është gjithashtu në rrezik të humbjes së objektivit afatgjatë të mbrojtjes Jules Kounde nga Barcelona. Francezi dëshiron të largohet nga Sevilla, por thuhet se nuk ka dëshirë të largohet nga Spanja.
Blutë janë lidhur gjithashtu me Milan Skriniar të Interit, mbrojtësin e Juventusit Matthijs de Ligt, Josko Gvardiol të RB Leipzig, Pau Torres të Villarrealit dhe Wesley Fofana të Leicesterit.
Pasi një sulmues dhe dy mbrojtës të rinj të transferohen, Chelsea do të donte të shtonte një tjetër sulmues në radhët e tyre.
Ylli i Manchester Cityt dhe Anglisë, Raheem Sterling, shfaqet dukshëm në listën e objektivave të Chelseat për përforcime sulmuese këtë verë.
Kuptohet se City dhe Chelsea ende nuk janë përfshirë në biseda të drejtpërdrejta rreth asaj që do të ishte një nga marrëveshjet më tërheqëse të afatit kalimtar të verës – por puna për një marrëveshje të mundshme ka filluar.
Në mënyrë intriguese një lëvizje në Stamford Bridge do t’i interesonte Sterlingut, duke pasur parasysh statusin e klubit si një nga klubet më të mëdha të Evropës dhe planet e tyre ambicioze nën Boehly dhe Clearlake.
Një sulmues i Chelseat që po ngjall mjaft interes është Armando Broja, me rreth pesë klube të Ligës Premier të interesuara për nënshkrimin e shqiptarit i cili ishte i huazuar në Southampton sezonin e kaluar.
West Ham, Everton, Newcastle dhe Saints do të ishin të gjithë të interesuar për një lëvizje për 20-vjeçarin, i cili shënoi gjashtë gola në Ligën Premier në sezonin e kaluar në St Mary. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGranit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë