LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati reagon pas performancës në Eurovision: Kurrë në jetën time nuk kam pasur më shumë emocione, mos harroni të votoni

Ronela Hajati reagon pas performancës në Eurovision: Kurrë në jetën time nuk kam pasur më shumë emocione, mos harroni të votoni

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ka bërë hapjen e natës së parë gjysmëfinale të “Eurovision 2022”.

Ajo ka performuar “Sekret”, gjersa u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe u duartrokit në masë të madhe.


Pas interpretimit, artistja ka bërë një reagim në rrjete sociale teksa ka shpërndarë një video me ndjekësit.

Ronela Hajati (Foto: YouTube)

Hajati ndihet mjaft e lumtur dhe fton të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë të votojnë, pasi atyre në Shqipëri nuk iu lejohet votimi.

Nis nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2022 - Ronela Hajati shkëlqen me paraqitjen në interpretimin e "Sekret"
Lexo po ashtu Nis nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2022 - Ronela Hajati shkëlqen me paraqitjen në interpretimin e "Sekret"

“Jemi live nga Torino. Prisni sa të hapen dritat. Kurrë në jetën time nuk kam pasur më shumë emocione se sa sot. Shqipëri, Shqipëri. Mos harroni të votoni. Kur të hapet linjat vetëm 01. Shqipëri deri në vdekje”, u shpreh Hajati.

Ronela Hajati (Foto: YouTube)

“Na votoni sot kur të hapet momenti për të votuar. Shqiptarët të gjithë që janë jashtë”, ka thënë më tej ajo ku shfaqet duke mbajtur në dorë flamurin kombëtar.

Nga 17 vende të cilat performojnë, 10 prej tyre do të shkojnë në natën finale të së shtunës (14 maj). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother

Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Kalo në kategori