Punimet artizanale kanë qenë një traditë shumëvjeçare e popullit të Kosovës.
Ndonëse një zanat i tillë është gjithnjë e më pak i aplikuar viteve të fundit, ka ende artizanë që e kultivojnë këtë zanat, duke realizuar punime interesante tradicionale, shpesh të kombinuara me modernen.
Ky është rasti i artizanit modern, Fidan Haliti, i cili merret me punimin e aksesorëve të ndryshëm – punime të cilat i kryen të gjitha me dorë.
Ai në një bisedë për Telegrafin ka treguar se sa është e vështirë puna e tij.
“E vështirë nuk mund të them që është pasi që e bëj me shumë pasion, e kur gjërat punohen me shumë dashuri aty nuk ka asnjëherë vështirësi”, ka thënë Fidan Haliti për Telegrafi.
I njëjti ka treguar se me zanatin në fjalë është marrë gjithmonë, fillimisht, duke realizuar punime për familjen dhe shoqërinë, deri sa vendosi që veprimtarinë e tij ta kthejë në biznes.
“Unë me aksesorë mund të them që jam marrë gjithmonë po kam punuar vetëm për vete, familjarë dhe shoqërinë. Aksesorët janë gjithmonë të kërkuara nga pjesa e njerëzve që i përdorin dhe i vlerësojnë ato”, tha tutje Haliti.
Punimet e tij janë prezentë edhe në estradë, pasi ai së fundmi realizoi kurorën e Dafina Zeqirit në klipin “Vet e lype”, si dhe atë të Diellza Kolgecit në ‘Ballon Shqiptare’.
“Me të famshmit për mua ka qenë një kënaqësi të punoj, thjeshtësia dhe afërsia e këtyre dy ikonave të muzikës dhe të modës ka qenë bashkëpunim shumë i mirë”, tha Fidani.
I pyetur se cili nga punimet në fjalë do ta veçonte më shumë, artizani me prejardhje nga Gjakova ceki njërin prej tyre.
“Ndër punimet më të pëlqyera? Normal kanë qenë të gjitha po ashtu të suksesshme janë ato për nuse, kurora me shqiponjë dhe kjo e fundit e Diellza Kolgecit”, thotë Fidani.
E për të gjithë ata që e shohin veten në të ardhmen në një profesion si ai i Fidanit, në kultivimin e punimeve artizanale të aksesorëve – ai ka një mesazh motivues për talentet në fjalë.
“Kush e ka talentin për këto gjëra është shumë keq mos ta shfaqin, ju them të vazhdojnë si hobi ose si profesion varësisht si e ndjejnë, por assesi mos të heqin dorën nga dëshirat dhe pasionet e tyre”, përfundoi Fidani për Telegrafin.
Artisti ka gjithashtu një llogari mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e tij punimet që realizon me dorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUrimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje
"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze
Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires
Çfarë po kurdisin Noizy dhe Loredana? Publikojnë fotografi së bashku
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”
Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri