LAJMI I FUNDIT:

“Zgjoi” jashtë nominimeve të Oscars 2022, vjen reagimi i Yllka Gashit: Jam e bindur që në vitet në vijim një film kosovar do të nominohet

“Zgjoi” jashtë nominimeve të Oscars 2022, vjen reagimi i Yllka Gashit: Jam e bindur që në vitet në vijim një film kosovar do të nominohet

Të martën është bërë e ditur lista e plotë e nominimeve për çmimet vjetore të Akademisë, “Oscars 2022”.

Shqiptarët me shumë entuziazëm pritën njoftimin për të nominuarit në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, në listën e ngushtë të të cilëve ndodhej filmi kosovar “Zgjoi”.


Mirëpo fati nuk u gjend në anën e filmit të shumë çmimeve ndërkombëtare, pasi ai nuk arriti të nominohet në pesë filmat që konkurronin në këtë kategori.

Filmit “Zgjoi” i ndërpritet ëndrra për t’u nominuar në Oscars
Lexo po ashtu Filmit “Zgjoi” i ndërpritet ëndrra për t’u nominuar në Oscars

Me gjithë zhgënjimin e përjetuar, aktorja e cila luan rolin kryesor në film, Yllka Gashi, bëri një postim në rrjetin social Facebook, duke i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën filmin “Zgjoi” gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Lista e plotë e nominimeve për “Oscars 2022”
Lexo po ashtu Lista e plotë e nominimeve për “Oscars 2022”

Ky është statusi i plotë i aktores (pa ndërhyrje):

“‘Zgjoi’ që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës!
“Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë!
Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese!
Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!
Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë.
Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë!
Edhe njëherë falemnderit nga zemra”, ka shkruar Gashi.

Përndryshe në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” janë nominuar filmat: “Drive My Car”, “Flee”, “The Hand of God”, “Lunana: A Yak in the Classroom” dhe “The Worst Person in the World”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Dua Lipa në një

Dua Lipa në një "dimension" tjetër në setin fotografik për revistën e njohur

Magazina
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kalo në kategori