Khloe Kardashian shfaqi trupin e saj “hakmarrës” gjatë fundjavës, ndërsa u fotografua e veshur në një kostum të ngushtë ngjyrë bezhë, gjatë daljes për bërje në “Sherman Oaks”, Los Angeles.
Kjo paraqitje e saj vjen pas ndarjes nga ish-i dashuri tradhtar dhe babai i fëmijës së saj, Tristan Thompson, i cili konfirmoi së fundmi se është bërë baba i një fëmije tjetër – një djalë – me modelen Maralee Nichols në fillim të këtij muaji, ndërsa ata ishin ende bashkë.
Gjatë javëve të fundit, 37-vjeçarja thuhet se është mbështetur tek nëna e saj, Kris Jenner dhe familja për të gjetur mbështetje pas kësaj tragjedie, shkruan DailyMail.
“Përkundër faktit se është skandali i tretë i mashtrimit publik i shkaktuar nga 30-vjeçari Tristan, Khloe është me të vërtetë duke luftuar që ta tejkalojë këtë situatë”, tha një burim për Revistën People.
Gjatë blerjeve në dyqanin e foshnjave, Khloe dhe motra e saj 26-vjeçare Kendall mund të kenë zbuluar në mënyrë delikate gjininë e foshnjës së motrës së tyre më të vogël Kylie, e cila është shtatzënë.
Paparacët kapën disa fotografi ku dy motrat shiheshin duke vështruar artikujsh të dizajnuar për vajza të vogla.
Kostumi i Khloes përbëhej nga një bluzë me mëngë të gjata dhe një palë geta të ngushta, të cilat theksonin figurën mbresëlënëse të trupit të saj.
Një palë çizme të markës “Gucci” të gjata deri tek kofshët ishin detaji plotësues i përsosur i kësaj paraqitje.
Khloe i la flokët e saj bionde të binin lirshëm mbi supet e saj dhe pavarësisht se një pjesë e fytyrës së saj fshihej nga një maskë, kishte dëshmi të aplikimit të makijazhit në fytyrën e saj.
Ndërsa shfletonte dhuratat e mundshme për mbesën ose nipin e saj të vogël, Khloe u sigurua që mamaja Kris Jenner të mos i humbte momentet nga blerja, duke i bërë asaj një thirrje në aplikacionin FaceTime.
Khloe dhe Tristan, të cilët kanë së bashku një vajzë të quajtur True, tri vjeçe, ishin në lidhje në mars të vitit 2021 kur ai nisi fëmijën me Maralee-n.
Tristan ndau me fansat e tij të hënën, 3 janar një sqarim ku shkruhej: “Sot rezultatet e testit të atësisë zbulojnë se unë kam një fëmijë me Maralee Nichols. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia”.
“Tani që atësia është vendosur, mezi pres të rrisim miqësisht djalin tonë. I kërkoj sinqerisht falje kujtdo që kam lënduar apo zhgënjyer gjatë gjithë kësaj sprove, publikisht dhe privatisht”, shkroi basketbollistit.
Më pas, Tristan foli edhe personalisht me yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, me të cilin filloi të takohej për herë të parë në vitin 2016.
Ai shkroi: “Khloe, ti nuk e meriton këtë. Ti nuk e meriton dhimbjen dhe poshtërimin që të kam shkaktuar. Ti nuk e meriton mënyrën se si të kam trajtuar ndër vite”.
“Veprimet e mia sigurisht që nuk janë në përputhje me mënyrën se si unë të shoh ty. Kam respektin dhe dashurinë maksimale për ty. Pavarësisht se çfarë mund të mendosh. Përsëri, më vjen shumë keq”, thuhej në deklaratën e tij.
Nuk është hera e parë që Khloe shfaq linjat e trupit të saj të tonifikuar në shenjë “hakmarrjeje”.
Pasi kërkoi strehim dhe lirim nga martesa e saj e vështirë me Lamar Odum, Khloe filloi të ushtrohej rregullisht me trajnerin e famshëm të fitnesit, Gunnar Peterson.
Ajo bëri kërkesë për divorc në vitin 2013 dhe mori miratimin përfundimtar në vitin 2015.
Kardashian nuk kishte asnjë shqetësim të pranonte se regjimi i saj ishte pjesërisht i motivuar nga ndarja e tyre: “Po, është një trup hakmarrës”, tha ajo për Revistën “Women’s Health”.
Përndryshe, Kylie dhe i dashuri i saj Travis Scott konfirmuan në shtator se kishin një vëlla ose motër për vajzën e tyre, Stormi, trevjeçare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
‘Policia’ ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë