LAJMI I FUNDIT:

Publikohet promo e serialit të ri “Pronto”, nis së shpejti transmetimin në Alsat M

Publikohet promo e serialit të ri “Pronto”, nis së shpejti transmetimin në Alsat M

Ka tash e sa kohë që në rrjetet sociale është paralajmëruar fillimi i një seriali të ri.

Ky serial do të quhet “Pronto” dhe do të ketë një tramsetim çdo ditor në ekran.


Seriali i cili do të ketë protagonistë tri personazhe kryesore: Hanën, Bekin dhe Bucin, do të nisë së shpejti transmetimin.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe promoja për fillimin e tij, i cili duket se do të ndodhë gjatë këtij muaji.

Seriali “Pronto” do të transmetohet në Alsat për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, gjersa do të jetë i disponueshëm edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/