LAJMI I FUNDIT:

Po fliste për të dhe nuk e dinte që e kishte pas shpinës, Rita Ora befasohet nga Ed Sheeran në tapetin e kuq të MTV VMA

Po fliste për të dhe nuk e dinte që e kishte pas shpinës, Rita Ora befasohet nga Ed Sheeran në tapetin e kuq të MTV VMA

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, bëri një paraqitje të mrekullueshme në eventin MTV Video Music Awards 2021, i cili u mbajt të dielën në New York.

Ajo u shfaq e veshur me një palë pantallona të shkurtra, shoqëruar me një pelerinë të gjatë të zezë dhe një bluzë të shkurtër të zezë te pjesa e dekoltesë.


Rita e cila edhe pse nuk ishte e nominuar në asnjë kategori sivjet, ndodhej në eventin e madh për të porezantuar performancën e njërit prej artistëve më të mëdhenj që ishte ftuar të interpretonte në shfaqje.

Rita Ora në MTV VMA 2021 (Foto: Rita Ora/Instagram)

Fjala ishte për mikun e saj, Ed Sheeran, i cili është në promovim e sipër të albumit të tij më të ri “=”.

Rita ndërkohë ndaloi në tapetin e kuq të MTV VMA 2021 për të dhënë një intervistë të shkurtër për Extra TV, të cilët e kanë pyetur rreth pritshmërive të spektaklit.

Rita Ora dhe Taika shmangën në Met Gala Tessa Thompsonin, me të cilën u fotografuan në puthjen e famshme trepalëshe
Lexo po ashtu Rita Ora dhe Taika shmangën në Met Gala Tessa Thompsonin, me të cilën u fotografuan në puthjen e famshme trepalëshe

E pyetur nga gazetarja se “çfarë priste nga nata e MTV-së”, Rita u shpreh duke thënë se mezi priste të shihte performancën e mikut të saj, Ed Sheeran, të cilin do ta prezantonte në skenë.

Dhe pikërisht në atë moment, gazetarja ia bëri të ditur artistes shqiptare se Ed ndodhej prapa saj dhe me të parë Rita kolegun e saj, nuk hezitoi që menjëherë t’i japë një përqafim të ngrohtë atij.

Ndërkohë ajo shfrytëzoi rastin për të folur edhe me bashkëshorten e Ed-it e cila po e shoqëronte në këtë spektakël, teksa me shumë dashuri e pyeti se si është fëmija i tyre.

Rita Ora në MTV VMA 2021 (Foto: Rita Ora/Instagram)

Rita ka një miqësi të ngushtë me Ed Sheeran, pasi ai është edhe kompozitori i një prej këngëve më të mira të saj nga albumi i dytë “Phoenix”, e titulluar “Yur Song”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori