LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti: Ëndrrat janë për t’u realizuar, do të japim gjithçka për kualifikimin

Gjimshiti: Ëndrrat janë për t’u realizuar, do të japim gjithçka për kualifikimin

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe ndaj Hungarisë me rezultat minimal 1-0.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në frymën e fundit të ndeshjes falë një goli fantastik të shënuar nga Armando Broja.


E falë kësaj fitore, gjasat e Shqipërisë për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’ janë rritur ndjeshëm.

Tani kuqezinjtë ndodhen në vendin e tretë me nëntë pikë, derisa Polonia është e dyta me 10 pikë.

Lideri i mbrojtjes së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka thënë se ëndrrat janë për tu realizuar dhe do të japin gjithçka për kualifikimin.

“Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, por jo perfekte, sepse kemi pasur sërish disa gabime, ku kemi rrezikuar në pjesën e parë në një rast ku kundërshtari doli i vetëm me Berishën”.

“Më pas në pjesën e dytë ishte edhe rasti tjetër i rrezikshëm. Janë gjëra që duhet të korrigjohen dhe duhet kujdes në të tilla ndeshje me ekipe të nivelit të lartë. Edhe me Poloninë kjo na mungoi, ku unë besoj sërish që bëmë ndeshje të mirë, por gabimet individuale na kushtuan shumë”, tha Gjimshiti.

“Kjo fitore si fillim duhet të jetë një motivim për të gjithë ekipin, pasi në futboll gjithçka është e mundur. Ëndrrat janë për t’u realizuar dhe kemi për të dhënë gjithçka në fushë e ta arrijmë atë sukses, ku besoj se do të kemi motivim akoma më shumë”, deklaroi tutje mbrojtësi shqiptar.

Tutje mbrojtësi shqiptar tha se i kishin munguar tifozët në shkallët e stadiumit.

“Personalisht më kanë munguar më shumë se një vit e gjysmë, edhe me klubin ku kam luajtur, ku javën e kaluar luajtëm me pak tifozë. Është gjë tjetër futbolli me tifozë, pasi çdo futbollist ndihet më mirë, sidomos kur luan në shtëpi”, deklaroi reprezentuesi shqiptar.

Krejt në fund Gjimshiti foli edhe për ndeshjen e radhës që Shqipëria e zhvillon ndaj San Marinos.

“Është e rëndësishme, mbaj mend ndeshjen e fundit atje dhe kemi pasur vështirësi të realizojmë dhe të krijojmë raste për gola. Kur shkon në avantazh, bëhet më e lehtë loja, por duhet respektuar çdo skuadër, sepse në futboll çdo ekip ka synimet e veta dhe besoj se duhet të përqendrohemi 90 minuta”, tha Gjimshiti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori