Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, sot është një emër shumë i suksesshëm në tregun ndërkombëtar të muzikës.
Por kur ishte adoleshente, sukseset që ka sot, ajo vetëm i kishte ëndërruar, pa e ditur se një ditë do t’i arrinte vërtet ato.
Në një video të publikuar së fundmi në TikTok, Bebe Rexha, tani 30 vjeçe, ka improvizuar një bisedë kinse me pyetjet që do t’ia bënte vetes kur ishte 17 vjeçe.
@beberexhaThis was oddly therapeutic.I had a lot of expectations of things that didn’t turn out the way I wanted but I believe whatever is meant to be will be.
Në diaologun e zhvilluar “me veten” pas në kohë, Rexha thotë se si 17 vjeçare do ta pyeste veten nëse do të kishte një çmim ‘Grammy’ në moshën 30-vjeçare, dhe përgjigja e saj është: “Jo, nuk kam, por jam nominuar dy herë”.
Tutje, pyetja tjetër që ajo thotë se do t’ia bënte vetes është nëse ka kontratë me ndonjë label, përgjigja e së cilës sot është: “Po, kam lidhur dy herë kontratë, kompania e parë me të cilën nënshkruajte marrëveshje nuk pati besim në ty, por më beso ishte më mirë për ty”.
Videoja nuk la pa shtjelluar edhe jetën private të këngëtares, e cila si adoleshente do ta pyeste veten nëse do ishte e martuar në moshën 30 vjeçare që është sot.
“Unë e di që tani kemi menduar se do të ishim martuar. Por gjeta dikë që më do. Edhe unë e dua atë”, thotë artistja, e cila është në lidhje me regjisorin Keyan Safyari.
Bebe Rexha përndryshe në videon e ndarë me ndjekësit e saj në TikTok tregon edhe se çfarë nuk do të priste kurrë nga vetja – duke përmendur faktin se ka realizuar shumë këngë për shëndetin mendor që iu kanë ndihmuar njerëzve dhe se ka qëndruar plot 50 javë e para në klasifikimin e këngëve më të mira të zhanrit ‘country’ me hitin e saj “Meant to be”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa
"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit