LAJMI I FUNDIT:

As Roy Keane nuk mund t’i rezistojë debatit rreth Cristiano Ronaldos e Lionel Messit – legjenda tregon se cili është më i miri

As Roy Keane nuk mund t’i rezistojë debatit rreth Cristiano Ronaldos e Lionel Messit – legjenda tregon se cili është më i miri

Roy Keane ka këmbëngulur se ai do të zgjidhte ish-shokun e tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo para Lionel Messit.

Rivaliteti i ashpër i argjentinasi dhe portugezit në fushë ka ndezur një debat të gjatë se kush është lojtari më i mirë dhe kush është ‘G.O.A.T i futbollit’.


Tifozët, ekspertët, legjendat dhe lojtarët e mëparshëm dhe aktualë kanë ofruar diskutimet e nxehta rreth Messit dhe Ronaldos.

Credit: PA

Keane e mban poerugezin në konsideratë të lartë dhe luajti së bashku me superyllin e Juventusit kur ai u transferua nga United në vitin 2003 nga Sporting CP.

Legjenda e Djajve të Kuq festoi ditëlindjen e tij të 50-të të martën, me Gary Neville që i bëri 50 pyetje të shpejta për kanalin YouTube të Sky Sports ‘The Overlap’.

Kur Neville i kërkoi Keane verdiktin e tij në debatin Messi-Ronaldo, irlandezi u përgjigj menjëherë: “Ronaldo. Çdo ditë të javës”.

Credit: PA

Keane më parë mbështeste Ronaldon mbi Messin kur ai ishte ekspert për ITV gjatë Kupës së Botës në vitin 2018 në Rusi.

“Unë mendoj se ka pasur një debat të madh për të [Ronaldon] dhe Messin, por gjatë gjashtë muajve të fundit, mendoj se ai është në një nivel të ri – Ronaldo është atje vetë”, kishte thënë ai në atë kohë.

“Nuk është aftësi e natyrshme, aq shkëlqyese sa ai, është punë e madhe. Ai ka shumë guxim, është trim dhe djali është gjeni”.

“Unë mendoj se forma e tij gjatë muajve të fundit do ta kisha vendosur atë para Messit”.

Gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve me legjendën e United, Neville, Keane zbuloi se ai beson se legjenda argjentinase Diego Maradona është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Credit: PA

Ish-kapiteni i United pranoi: “Diego Maradona. Mendoj se ai ishte i shkëlqyer”.

Keane, i cili u largua nga Old Trafford në vitin 2005, gjithashtu i tha Nevilles se Paul Scholes e tejkaloi Nicky Butt si lojtarin më të mirë që ai ka luajtur ndonjëherë së bashku në karrierën e tij fantastike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori