Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) po e konsiderojnë të çuditshme reagimin e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu për procesin e intervisitimit të kandidatëve për anëtar të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).
Deputetja nga radhët e LVV-së, Doarsa Kica tha se të dy komisionet ad-hoc për emërimin e anëtarëve të KPM-së dhe RTK-së kanë qenë të njëjta, por që reagime ka pasur vetëm për KPM-në.
Kica tha se deputetja e PDK-së, Blerta Deliu edhe pse ka qenë e ftuar dhe anëtare e këtij komisioni nuk ka marr pjesë në intervistimin e kandidatëve.
“Është mjaftë e çuditshme që diçka e tillë të thuhet në seancë plenare nga një deputete e cila ka qenë e emëruar si anëtare e këtij komisioni ad-hock bashkë me një deputete tjetër nga radhët e PDK-së, ndërsa asnjëra nuk kanë qenë prezent në intervistimet që janë mbajtur. Por kjo nuk ka ndodhur vetëm me intervistimin e KPM-së e njëjta ka ndodhur edhe me intervistimin e anëtarëve për bordin e RTK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë. Komisioni ad-hoc për anëtarët e komunitetit jo shumicë të RTK-së është themeluar në ditën e njëjtë me komisioni ad-hoc për anëtarët e KPM megjithatë kemi pasur deri më tani reagime vetëm për procesin e KPM-së dhe kjo është shumë e çuditshme për dy arsye, e para për faktin se dje në seancë plenare u votua në seancë plenare anëtarët e komunitetit jo shumicë për bordin e RTK-së dhe nuk u tha asgjë nuk pat kritika dhe fjalime dhe nuk patë deklarime lidhur me një proces top sekret, por me një analizë të thjesht e vërejmë se procesi ka qenë identik për këto dy intervistime” tha ajo.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri tha se procesi i intervisitimit të kandidatëve për anëtar të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) është zhvilluar me shumë transparencë.
“Më 27 maj në Kuvendin e Kosovës të dyja komisionet janë formuar në të njëjtën ditë, si kryetar i komisioni ad-hock për përzgjedhjet e tre anëtarëve të RTK-së I kemi mbajtur tri mbledhje dje kemi kaluar në votim kandidatët dhe është bërë përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së është e çuditshme se si kemi reagim për njërin komision ad-hock që janë formuar në të njëjtën ditë derisa për tjetrin nuk reagim, se çka qëndron prapa kësaj të gjitha procesi ka qenë transparent dhe publik dhe nuk ka pasur interesim”, tha ai.
Në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka deklaruar se partia në pushtet do të emërojë anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) persona që kanë brohoritur për partinë që ka fituar zgjedhjet.
Ajo tha se procesi i intervistimit të kandidatëve për anëtarë të KPM-së është kritikuar edhe nga shoqëria civile, pasi që tha se është zhvilluar në mënyrë jotransparente./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta
Asnjëherë nuk do të harrojmë, PDK: Janë edhe 1617 qytetarë të Kosovës të zhdukur në luftë nga regjimi i Serbisë
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë