LAJMI I FUNDIT:

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Para mediave, Osmani deklaroi se sot është një ndër ditët më të dhimbshme të Kosovës, transmeton Telegrafi.


“Sot shënojmë 25-vietorin e masakrës më të madhe të kryer kundër shqiptarëve në Kosovë, në luftën e fundit, pra në masakrën e Mejës. Po ashtu, i bashkohem dhimbjes së të gjithë familjarëve të të zhdukurve me dhunë, që mungesa është e papërshkrueshme, dhimbje që ta shpon shpirtin, sepse familjarët e të zhdukurve ende nuk kanë ku ta vendosin një lule”, deklaroi presidentja.

Ajo tha tutje se një numër i madh i të zhdukurve janë fëmijë të vegjël.

“Serbia flen mbi varreza mazive, dhe bën krim të dyfishtë, sepse kreu krimin, dhe është duke fshehur krimin edhe 25 vite pas. 1600 të zhdukur, janë familjarë të gjithë Kosovës. Plaga do të mbetet e hapur derisa të kthehen të gjithë”, potencoi ajo.

Presidentja Osmani tha se pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, familjarët e të zhdukurve do të munden të paditin Serbinë në gjykatat evropiane.

“Pas anëtarësimit në KiE, të gjitha familjet do të kenë qasje në gjykatat evropiane për të paditur Serbin, dhe shumë të drejta tjera. Nga anëtarësimi i Kosovës, përfitojnë të gjithë, por më së shumti familjarët e personave të zhdukur”, nënvizoi ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori