LAJMI I FUNDIT:

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin “Ranger” që është trajnimi më sfidues që organizon ushtria amerikane. 

“Ranger School” është kursi më i vështirë i ushtrisë dhe edukimi kryesore i lidershipit dhe taktikave të njësive të vogla.


Në njoftimin e FSK-së thuhet se kursi Ranger është një përgatitje shumë sfiduese mendore dhe fizike që zhvillon aftësi funksionale të lidhura drejtpërdrejt me njësitë, misioni i të cilave është të angazhojnë armikun në luftime të ngushta dhe betejë të drejtpërdrejtë.

“Për 62 ditë, pjesëmarrësit në Ranger stërviten deri në rraskapitje, duke shtyrë kufijtë e mendjes dhe trupit të tyre. Kursi përfshin tre faza (Darby, Mountain dhe Swamp) të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit zvarritje, ecje, vrapim”, thuhet në njoftim.

Në fazën Darby, studentët trajnohen për operacionet e skuadrës dhe përqendrohen në misionet e pritës, operacionet e bazës së patrullimit dhe planifikimin, para se të kalojnë në operacionet e togave.

Në fazën malore, ata zhvillojnë aftësitë e tyre në nivel togu për të përmirësuar dhe përfunduar stërvitjen e tyre në fazën e Kënetës.

Dhe pas këtyre fazave, pjesëmarrësit Ranger janë të aftë në udhëheqjen e operacioneve luftarake të skuadrës dhe togës në të gjitha klimat dhe terrenet.

Rangers janë ushtarakët më të trajnuar, më të aftë, dhe të përgatitur për të shërbyer dhe udhëhequr ushtarët në pozicionin e tyre të ardhshëm të detyrës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po mbështesin FSK-në, në ngritjen e kapaciteteve profesionale ushtarake në të gjitha fushat e zhvillimit, FSK do të jetë gjithherë partnerë e besueshme dhe do të ofroi kapacitetet e saj në të mirë të paqes dhe sigurisë në botë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori