LAJMI I FUNDIT:

Asnjëherë nuk do të harrojmë, PDK: Janë edhe 1617 qytetarë të Kosovës të zhdukur në luftë nga regjimi i Serbisë

Asnjëherë nuk do të harrojmë, PDK: Janë edhe 1617 qytetarë të Kosovës të zhdukur në luftë nga regjimi i Serbisë

Partia Demokratike e Kosovës sot në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit thekson se çdo numër ka një emër, çdo emër mbartte një jetë plot ëndrra, dashuri dhe kujtime që u prenë padrejtësisht.

PDK thekson se janë edhe 1617 qytetarë të Kosovës, fati i të cilëve mbetet i panjohur ende.


Lexoni të plotë njoftimin e PDK-së:

Sot në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, rikujtojmë 1617 qytetarët e Kosovës, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur, historitë e tyre të papërfunduara dhe familjet e të cilëve vazhdojnë të presin në dhembje.

Çdo numër ka një emër, çdo emër mbartte një jetë plot ëndrra, dashuri dhe kujtime që u prenë padrejtësisht.

Ata janë baballarët, nënat, vëllezërit, motrat, djemtë dhe vajzat tona. Secili prej tyre ka lënë një boshllëk që nuk mund të plotësohet dhe, mbi të gjitha, një pyetje e cila për më shumë se 25 vjet mbetet pa përgjigje: ku janë?

Sot, ne qëndrojmë të bashkuar në kërkesën tonë për drejtësi dhe qartësi. Është përgjegjësia jonë kolektive të mos ndalemi. Të mos i harrojmë.

Të sigurohemi që po bëhet çdo përpjekje e mundshme për t’u sjellë ngushëllim familjeve që kanë kaluar vite duke pritur për një shenjë, një fjalë ose një vend për të vendosur më në fund lulet e tyre.

Këto plagë të hapura të luftës vazhdojnë të mbeten të freskëta e të gjakosin – çdo ditë që kalon pa përgjigje. Nuk mund të mbyllet kapitulli i pikëllimit pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Nuk ka prehje e shërim pa zbulimin e së vërtetës.

Asnjëherë nuk do të harrojmë!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori