LAJMI I FUNDIT:

Xeni reagon pas tubimeve politike në kohë pandemie: Hajde rregull hajde

Xeni reagon pas tubimeve politike në kohë pandemie: Hajde rregull hajde

Këngëtari i njohur shqiptar, Shkelzen Jetishi – Xeni, ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale lidhur me fushatën elektorale.

Ai ka publikuar fotografi në InstaStory të një prej tubimeve të partive politike, ku kishte të përfshirë një numër të madh njerëzish.


“Hajde rregull hajde…”, shkroi këngëtari nga Gjakova në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë të kuptohet me ironi se në Kosovë po praktikohen standarde të dyfishta sa i përket rregullave të pandemisë.

Foto: Shkelzen Jetishi/InstaStory

Kujtojmë që vitin e kaluar nuk u lejua organizimi i dasmave, ahengjeve, koncerteve apo çfarëdo lloj mbledhje që do të përfshinte turma të mëdha njerëzish.

Reagon Rovena Stefa: Pse nuk i lejojnë dasmat kur lejohen fushatat?
Lexo po ashtu Reagon Rovena Stefa: Pse nuk i lejojnë dasmat kur lejohen fushatat?

Megjithëse këngëtarët protestuan për këtë gjë dhe kërkuan që dasmat të organizoheshin, një gjë e tillë nuk u mor parasysh nga institucionet e vendit.

Sa i përket Xenit, në periudhën e izolimit të parë vitin e kaluar, ai kishte organizuar një koncert në Gjakovë për t’i argëtuar njerëzit në shtëpitë e tyre, por i njëjti ishte anuluar nga policia për shkak se njerëzit kishin filluar të mblidheshin, duke i shpërfillur rregullat. /Telegrafi/

Foto: Dukagjini