LAJMI I FUNDIT:

Stresi publikon mesazhet e të ëmës, e cila i lutet që të ndryshojë dhe të mos përdorë fjalë të pista

Stresi publikon mesazhet e të ëmës, e cila i lutet që të ndryshojë dhe të mos përdorë fjalë të pista
Foto: Stresi/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk heziton që në të shumtën e rasteve të shfaqë edhe qëndrimet e tij politike dhe revoltën lidhur me ndonjë çështje aktuale.

E duke qenë se shpesh gjuha e tij eskalon duke bërë që të përdor edhe fjalë banale – një gjë e tillë nuk mirëpritet nga nëna e tij.


Së fundmi, reperi me prejardhje Tropoja ka treguar përmes një fotografie në InstaStory, një nga mesazhet ku e ëma e tij i lutet që të “mbushë mend” dhe mos të përdorë gjuhë të denigruar me të tjerët.

Foto: Stresi/InstaStory

“Pashë mua e në t’u dhimbsha hiç, fillo nga pak e hiqi të sharat e fjalorin e pistë nëpër storje. Djali im je në moshë të pjekur, nuk të kanë hije tash se ti ki sedër e zemër të madhe e shpirt të madh, e mos t’i mbulojnë fjalët jo të rregullta. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak. Unë e di që e ki të vështirë dhe fillimi gjithkund është i vështirë, por ti ki fatin me vete prej të madhit Zot. Lutjet e mia nuk pushojnë kurrë për ty. Të përqafoj fort”, ka qenë mesazhi që nëna e tij Shpresa, i ka shkruajtur të birit në Messenger.

Ndërkohë, vet Stresi shkroi se janë pikërisht lutjet e të ëmës, që e bëjnë të tregohet i mirë me të tjerët.

“Arsyeja pse nuk dua me qenë i keq me njerëzit është nëna e tij”, ka shkruar reperi. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by STRESI (@stresi)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori