LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili merr vëmendjen me dekoltenë e hapur në imazhin e fundit

Adelina Ismaili merr vëmendjen me dekoltenë e hapur në imazhin e fundit
Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka tash e sa kohë që nuk është më shumë aktive në muzikë.

Ajo ka vendosur që sivjet t’i futet rrugës së televizionit dhe shumë shpejt do të nisë një emision të ri në një nga televizionet tona.


Adelina ndërkohë tregohet mjaft aktive për fansat e saj edhe në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur.

Së fundmi, Ismaili ka publikuar për ndjekësit një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa pozon me dekoltenë e hapur.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën trupore dhe vitalitetin e saj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Adelina përndryshe është e martuar prej vitesh me Val Krasniqin, ku si fryt i kësaj dashurie është fëmija i tyre tre vjeçar, Uliksi.

Familja janë zhvendosur prej më se dy vitesh në Prishtinë pas një jetese të gjatë në Zvicër. /Telegrafi/

Foto: Adelina Ismaili/Instagram