LAJMI I FUNDIT:

Dhurata dhe Azet publikojnë klipin e këngës “Fajet”

Dhurata dhe Azet publikojnë klipin e këngës “Fajet”
Azet dhe Dhurata Dora në klipin e këngës “Fajet” (Foto: Screenshot/YouTube/KMNGANG)

“Fajet” është titulli i bashkëpunimit të ri ndërmjet Dhurata Dorës dhe Azet që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga është realizim i producentit Jugglerz, i cili e ka bërë edhe ‘beat-in’, miksimin dhe masterizimin.


Sa i përket tekstit, atë e kanë e kanë shkruar dy këngëtarët, ndërsa ky projekt premton të shndërrohet në hit ndër fansat e tyre.

Për anën vizuale është kujdesur Fati (Fati Media Group Filmproduktion) që e ka xhiruar videoklipin.

Dhurata dhe Azet kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. Në shkurt të këtij viti, ata lansuan vidoen muzikore të duetit “Lass Los” që numëron mbi 17 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/