LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha prenë biletën më 2 dhjetor drejt Shqipërisë, teksa rrit fondin në 100 mijë dollarë për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Bebe Rexha prenë biletën më 2 dhjetor drejt Shqipërisë, teksa rrit fondin në 100 mijë dollarë për shqiptarët e prekur nga tërmeti
Bebe Rexha (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka bërë tashmë të ditur zyrtarisht se po vjen në Shqipëri.

Ajo ka prerë biletën për në shtetin amë, dhe më datë 2 dhjetor do të jetë prezente në shtetin shqiptar për të ndihmuar nga afër të prekurit nga tërmetet.


30-vjeçarja publikoi një tjetër video në InstaStory të mërkurën, përmes së cilës iu uronte të gjithë ndjekësve të saj ditën e falënderimeve.

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në të njëjtën kohë, Bebe Rexha bëri të ditur edhe se fondi i saj në GoFundMe për të dhuruar para online për të prekurit nga tërmetet e fuqishme në Shqipëri është ende i hapur, gjersa caku i arritjes është rritur nga 50 mijë në 100 mijë.

Bebe Rexha dhuroi 10 mijë dollarë për të prekurit nga tërmetet, ju fton t'i bashkëngjiteni fondacionit të saj
Lexo po ashtu Bebe Rexha dhuroi 10 mijë dollarë për të prekurit nga tërmetet, ju fton t'i bashkëngjiteni fondacionit të saj

Kjo vjen si pasojë e faktit që të gjithë fansat e saj janë mobilizuar shumë shpejt, duke dhuruar për shqiptarët, teksa vet artistja ka ndarë 10 mijë dollarë nga xhepi i saj për këtë rast.

“Përshëndetje të gjithëve, urime dita e falënderimeve. Dua të falënderoj secilin që është treguar kaq bujar duke dhuruar donacione në GoFundMe. Ne kemi pasur cak të arrijmë 50 mijë dollarë dhe e kemi arritur shumë shpejt, kështu që unë do ta rrisë fondin në 100 mijë dollarë. Unë do të shkoj në Shqipëri më 2 dhjetor, shpresoj që gjithçka do të shkoj mirë. Do t’ju mbaj të informuar rreth gjithçkaje. Urime dita e falënderimeve dhe faleminderit sërish”, thotë ndër të tjerash përgjatë videos këngëtarja me origjinë shqiptare.

Këngëtarja shqiptare do të vijë me aeroplanin e saj privat të hënën në Tiranë, dhe do të qëndrojë për dy ditë në Shqipëri. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Sean Zanni/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Kalo në kategori