LAJMI I FUNDIT:

Nora Istrefi dhe Roberti publikojnë fotografi të shumë kohe më parë, tregojnë sa shumë kanë ndryshuar ndër vite

Nora Istrefi dhe Roberti publikojnë fotografi të shumë kohe më parë, tregojnë sa shumë kanë ndryshuar ndër vite
Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi, dhe bashkëshorti i saj, Robert Berisha, janë njoftuar mes vete shumë vite më parë.

Ata u martuan në shtator të vitit 2014, gjersa kanë qëndruar të fejuar së bashku për vite me radhë.


Nora dhe Roberti në fillimet e lidhjes (Foto: Arkiv)

Sfida e publikimit të fotografive të vjetra në Instagram ka prekur një pjesë të mirë të yjeve, dhe ndër ta edhe çiftin e njohur shqiptar.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dyshja së fundmi kanë publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar shumë vite më parë në fillimet e lidhjes së tyre.

Në atë kohë, ata dukeshin shumë më ndryshe se sa sot, teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungonte.

Foto: Nora Istrefi/Robert Berisha/InstaStory

Ishte fillimisht Roberti ai i cili e shpërndau fotografinë në InstaStory, teksa më pas të njëjtën e ka ri-shpërndarë edhe Nora.

Përndryshe, çifti jetojnë prej vitesh në Prishtinë dhe së bashku kanë një vajzë të pagëzuar me emrin Renee. /Telegrafi/