LAJMI I FUNDIT:

Cila është tema e Met Gala 2024?

Cila është tema e Met Gala 2024?

Kanë mbetur edhe pak orë deri te ngjarja më e madhe e modës, Met Gala 2024.

Ky event prestigjioz edhe këtë vit mbledh yjet më të mëdhenj të kulturës, artit dhe politikës në vend.


Ngjarja mbahet të hënën e parë të majit të çdo viti. Këtë vit bie më 6 maj.

MET GALA 2024

Por, cila është tema e Met Gala 2024?

Tema e Met Gala-s së këtij viti buron nga ekspozita e fundit e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit , “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion”.

“Kur një veshje hyn në koleksionin tonë, statusi i saj ndryshohet në mënyrë të pakthyeshme. Ajo që dikur ishte një pjesë jetike e përvojës së jetuar të një personi, tani është një ‘vepër arti’ e palëvizshme që nuk mund të vishet, dëgjohet, preket apo nuhatet më. Ekspozita përpiqet t’i ringjallë këto vepra arti duke rizgjuar kapacitetet e tyre shqisore përmes një game të larmishme teknologjish, duke u ofruar vizitorëve ‘akses ndijor’ në veshjet e rralla historike dhe bashkëkohore”, tha kuratori Andrew Bolton.

“Duke apeluar në gamën më të gjerë të mundshme të shqisave njerëzore, shfaqja synon të rilidhet me veprat e ekspozuara siç ishin menduar fillimisht – me gjallëri, me dinamizëm dhe në fund të fundit me jetën”.

Tema e këtij viti shkon dorë për dore me një kod veshjeje, të quajtur “The Garden of Time” (Kopshti i kohës).

Kodi i veshjes së Met Gala-s zakonisht interpretohet mjaft lirshëm nga të ftuarit, duke krijuar disa momente të paharrueshme në tapetin e kuq. /Telegrafi/

Tema e MET GALA 2024

Në trend Magazina

Më shumë
Juli me falënderim për publikun pas daljes nga Big Brother: E di që me votat e juaja kam fituar, avash do të sqarohen të gjitha

Juli me falënderim për publikun pas daljes nga Big Brother: E di që me votat e juaja kam fituar, avash do të sqarohen të gjitha

Magazina
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Egla Ceno përmbys rekordet – Videoja e fikjes së dritave të Big Brother VIP shënon shikueshmëri më të lartë se Luiz Ejlli

Egla Ceno përmbys rekordet – Videoja e fikjes së dritave të Big Brother VIP shënon shikueshmëri më të lartë se Luiz Ejlli

Magazina
Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
“Ndjenjat e Meritonit për Ilnisën thjesht në kuadër të lojës”, reagon banorja për deklaratën e ‘vjehrrit’

“Ndjenjat e Meritonit për Ilnisën thjesht në kuadër të lojës”, reagon banorja për deklaratën e ‘vjehrrit’

Magazina
Kalo në kategori