LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i madh i Dafinës në skenë në vitin 2018

Rikthimi i madh i Dafinës në skenë në vitin 2018

Vetëm 16 ditë na ndajnë nga përfundimi i vitit 2018, vit ky që për skenën muzikore shqiptare ishte shumë i pasur me këngë të reja. Njëra nga artistët që ishin më aktiv këtë vit është padyshim këngëtarja, Dafina Zeqiri.

Artistja vitin 2018 e filloi me pjesëmarrjen në klipin e rep-artistit të njohur botëror, French Montana, shkruan rtv21. “Famous” titullohet kënga që ishte lansuar në muajin janar të vitit 2018 e që protagoniste kryesore e këtij klipi ishte artistja shqiptare, Dafina Zeqiri.


Dafina muajt e parë të vitit 2018 i kaloi në Amerikë ku jetoi dhe përgatiti këngë të reja, shkruan rtv21.tv Pas “Famous” artistja lansoi disa fotografi profesionale të realizuara nga një fotografe shqiptare, për të vazhduar kështu duke dhënë edhe disa intervista për revista të huaja ndërkombëtare.

Qershori ishte muaji kur Dafina u rikthye në skenën muzikore shqiptare me këngën “Fuego”, videoklipi i të cilës ishte realizuar jashtë Kosovës. Pas lansimit të kësaj kënge artistja vazhdoi koncertet brenda dhe jashtë Kosovës. Kënga e dytë e Dafinës për vitin 2018 erdhi në muajin gusht, e cila ishte në bashkëpunim me reperin e njohur, Lumi B. Kënga mbante emrin “Kalon” dhe u bë njëri nga hitet e padiskutueshme e sezonit të verës.

Rikthimi i Dafinës në skenën muzikore u vu në pah fuqishëm kur artistja paralajmëroi që projekte të tjera do të lansohen gjatë muajve në vijim. Në muajin tetor artistja publikoi dy këngë “Kurgjo Nuk Kallojna” që ishte solo dhe “A don Love?” që ishte në bashkëpunim me reperin, Noziy.

Ani pse të dy këngët u lansuan vetëm në pesë ditë diferencë që të dyja arritën të pëlqehen nga publiku.

View this post on Instagram

C h e e r s T o A – M i l l y 🍷 #Moneyz #DafinaTORS

A post shared by DAFINA (@dafina.zeqiri) on Nov 4, 2018 at 12:19pm PST

Suksesin e këtyre këngëve artistja e festoi duke publikuar edhe disa fotografi profesionale të realizuara në vende të ndryshme, në të cilat shfaqte në pah linjat e saj trupore. Me një fotosesion të veçantë artistja erdhi për festën e 28 Nëntorit, ku shfaqej me helmetën e Skënderbeut në kokë.

Në po të njëjtën datë Dafina festoi edhe ditëlindjen e nënës së saj, Melihates, e cila kishte qenë gjithashtu këngëtare më herët. Dafina e befasoi nënën dhe motrën e saj me një udhëtim të veçantë në ishujt Maldive.

View this post on Instagram

🧩

A post shared by DAFINA (@dafina.zeqiri) on Nov 10, 2018 at 5:12am PST

Këngëtarja nga Maldivet tregoi që viti 2018 ende nuk ka përfunduar, kështu duke paralajmëruar lansimin e projekteve të reja. Dafina nuk ka dhënë detaje shumë rreth këtyre projekteve andaj mbetet të shihet se çfarë befasie ka përgatitur ajo për fansat.

Viti 2018 mund të themi që ishte i suksesshëm për këngëtaren dhe presim që ajo të mos ndalojë së publikuari projekte të reja muzikore edhe në vitin në vijim.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori