LAJMI I FUNDIT:

Ish-agjentja e Marklet: Meghan do t’i rikthehet hollivudit, askush nuk mund ta ndal

Ish-agjentja e Marklet: Meghan do t’i rikthehet hollivudit, askush nuk mund ta ndal
Meghan Markle (Foto: Christopher Furlong/Getty Images/Guliver)

Ish-agjentja e Meghan Marklet pretendon se Dukesha e Sussexit ka në plan t’i kthehet botës së aktrimit, e cila gjë do të ndodh pas lindjes së fëmijës dhe askush nuk do ta ndal.

Gina Nelthorpe-Cowne ishte për vite agjente e yllit hollivudian, derisa ai u takua me Princin Harryn, ku i dha fund bashkëpunimit mes tyre.


Edhe pse pjesëtarja e familjes mbretërore ndaloi filmimin e serive dhe filmave, por që karriera e saj ende nuk ka përfunduar.

Princ Harry dhe Meghan Markle (Photo by Niall Carson – Pool/Getty Images)

Gina argumenton se nëse Meghan vendos të kthehet në industrinë e filmit, familja mbretërore nuk do të jetë në gjendje ta parandalojë atë, raporton The Daily Mail.

“Unë jam e sigurt se ajo do të bëjë pjesë në një tjetër film. Nëse Meghan dëshiron të regjistroj një projekt, askush nuk do të mund ta ndalon. Ajo është një grua moderne, ka vullnet të mirë dhe është lidere”, tha ajo.

Michelle e këshillon dukeshën Meghan për veprimet e saj, tashmë kur është në qendër të vëmendjes
Lexo po ashtu Michelle e këshillon dukeshën Meghan për veprimet e saj, tashmë kur është në qendër të vëmendjes

Megan ka luajtur një rol në serinë e “Suits”, por Gina pretendon se, nëse ajo kthehet, gruaja e Princit Harry do të xhirojë filma më seriozë.

Ndryshe, zeshkania nuk do të jetë një vajzë e mërzitshme sikur ishte më parë. Në fund të fundit, ajo është një aktore e madhe dhe do të bëjë diçka më serioze, shpjegoi ajo. /Telegrafi/