LAJMI I FUNDIT:

Ish-konkurrentja e “American Idol”, Antonella Barba, arrestohet për kontrabandim të heroinës

Ish-konkurrentja e “American Idol”, Antonella Barba, arrestohet për kontrabandim të heroinës

Një ish-konkurrente e cila u shfaq në sezonin e gjashtë të “American Idol”, është arrestuar për shitje dhe kontrabandim të heroinës.

Antonella Barba, 31 vjeçe, u arrestua në Norfolk County të Virxhinias të enjten, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Ajo është akuzuar për shpërndarjen e heroinës me qëllimin për ta shitur, një krim që dënohet prej pesë deri në 40 vjet burg.

Antonella Barba ishte dikur një konkurrente e suksesshme e spektaklit “American Idol”

Ligjet e drogës së Virxhinias janë konsideruar si një nga më të rreptat në vend, veçanërisht kur bëhet fjalë për heroinën.

Vetëm posedimi i heroinës mund të rezultojë në një dënim me burg prej 12 muajsh.

Kjo është hera e dytë që Barba ka pasur probleme me ligjin.

Në vitin 2011, ajo u arrestua për vjedhje dyqani në qytetin e Nju Jorkut. Një vit më vonë, ajo u shfaq në një tjetër reality show – “Fear Factor”.

Antonella Barba (Foto: Jemal Countess/Getty Images/Guliver)

Barba fitoi famë kur u shfaq në “American Idol”, gjatë sezonit të gjashtë të tij në vitin 2007.

Ajo u eliminua pak para se të zgjidheshin 12 këngëtarët më të mirë për konkurrencën e talenteve.

Barba shkaktoi një trazim në atë kohë pasi u fotografua duke u paraqitur në skenë me një bluzë të lagur në burimin e Përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas TMZ.

Antonella Barba, e arrestuar për kontrabandim të heroinës  (Foto: Rachel Murray/Getty Images/Guliver)

Ajo gjithashtu bëri lajme gjatë kohës së saj në shfaqje pasi fotografitë e pahijshme të saj u zbuluan në internet.

Fotografitë treguan Barban në faza të ndryshme të zhveshjes. Ajo pranoi në atë kohë që fotot ishin autentike, por ato u zbuluan pa pëlqimin e saj.

Fotot përfshinin imazhet e saj ku shfaqet me shpinën zbuluar dhe me trëndafila mbi të, një tjetër ku shfaqej e ulur në tualet, si dhe një fotografi ku shfaqej duke mbuluar me duar gjoksin e saj. /Telegrafi/

Antonella Barba (Foto: Evan Agostini/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Kalo në kategori