LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë proces gjyqësor kundër Spaceyt, por karriera e tij mund të ketë marrë fund

Nuk do të ketë proces gjyqësor kundër Spaceyt, por karriera e tij mund të ketë marrë fund
Kevin Spacey (Foto: Getty Images)

Prokurori i qarkut të Los Angelesit ka vendosur të mos nisë proces gjyqësor kundër Kevin Spaceyt për akuzën për një sulm seksual në vitin 1992.

Rastin, në të cilin viktima sot është një burrë i rritur, pala e akuzës e kishte ngritur në muajin prill dhe që atëherë ka qenë në shqyrtim.


Ndërsa gjatë kësaj jave, prokurori i rastit ka bërë të ditur se nuk do të ketë proces gjyqësor ndaj aktorit.

Lajmet për Kevin Spacey
Lexo po ashtu Lajmet për Kevin Spacey

Megjithatë, filmi i ri i fituesit të dyfishtë të çmimit Oscar ka pësuar një dështim të madh, pasi filmdashësit kanë refuzuar të shkojnë nëpër kinema për ta shikuar.

“Billionaire Boys Club” ishte xhiruar në vitin 2015 dhe është shfaqur gjatë këtij viti. Xhirimet janë bërë para shpërthimit të skandalit për keqtrajtimet seksuale, ndërsa në film, Spacey luan rolin e një homoseksuali, të cilin e vrasin pasi mashtron shumë njerëz.

Është fjala për një dramë kriminale biografike, ku rolet i luajnë Ansel Elgort, Taron Egerton, Kevin Spacey, Emma Roberts, Jeremy Irvine, Thomas Cocquerel, Rosanna Arquette, Cary Elwes e Judd Nelson.

Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë nga vitet e tetëdhjeta dhe flet për një grup të rinjsh nga Kalifornia, të cilët organizojnë një klub për t’u pasuruar shpejt përmes mashtrimit.

Kujtojmë që edhe regjisori Ridley Scott i hoqi të gjitha skenat me Spaceyn, një muaj para lansimit të filmit “All The Money In The World” dhe i rixhiroi me Christopher Plummer.

Pas akuzave të shumta për keqtrajtime seksuale të kolegëve të rinj, aktorit iu ndërpre edhe bashkëpunimi me Netflix për hit-serialin “House of Cards”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori