LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve se sa shumë klube si Interi, Liverpooli, Atletico e PSG

Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve se sa shumë klube si Interi, Liverpooli, Atletico e PSG
TURIN, ITALY - APRIL 03: Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates after scoring the opening goal during the UEFA Champions League Quarter Final Leg One match between Juventus and Real Madrid at Allianz Stadium on April 3, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Pas golit historik të shënuar në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, statistikat e çmendura për Cristiano Ronaldon nuk kanë të ndalur.

Ai është shënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, ndërsa ai e ka dërguar numrin e golave në 119 në karrierën e tij në këtë garë.

Vetëm këtë edicion ai i ka shënuar 15 gola.


Goli i parë i Ronaldos (Getty Images)

Ai ka shënuar aq shumë gola sa që në një listë me skuadrat më të mëdha evropiane, ai do të renditej në pozitën e 10-të.

Vetëm klube si Real Madridi, Barcelona, Bayern Munich, Manchester United, Porto, Juventus, Arsenal, Milani dhe Chelsea kanë shënuar më shumë.

Cristiano Ronaldo. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Më pak se Ronaldo kanë shënuar klube të njohura evropiane si Interit, Liverpool, Ajax, Atletico Madrid dhe PSG.

Sulmuesi me golat e tij ka vite që mrekullon tifozët e futbollit.

Prej ardhjes te Real Madridi, ai ka shkëlqyer duke e fituar tri herë Ligën e Kampionëve, ndërsa një herë e kishte fituar me Manchester Unitedin. Liga e kampionëve mban këtë emrër që nga viti 1992 dhe llogaritja është bërë nga ky vit. /Telegrafi/

Golat e klubeve dhe ato të Ronaldos

Në trend Sport

Më shumë

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Premier League
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

La Liga
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë

San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë

Përfaqësueset
Kalo në kategori