LAJMI I FUNDIT:

Aktorët e filmit “Shok” festojnë 10 vjetorin e Pavarësisë duke provuar sporte ekstreme

Aktorët e filmit “Shok” festojnë 10 vjetorin e Pavarësisë duke provuar sporte ekstreme

Lum Veseli është ngjitur për herë të parë në një lartësi të cilën gjithnjë e kishte fobi. Aktori, i cili ka luajtur në filmin “Shok” e që kishte garuar për çmimin Oscar, bashkë me kolegun e tij, Andi Bajgora, kanë marrë pjesë sot (e diel) në ‘Zip-line-trip’, aktivitet që është organizuar në bjeshkët e Rugovës për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Edhe Veseli edhe Bajgora thanë se për ta ky aktivitet ishte një përjetim i ri, të cilin nuk e kanë provuar më parë. Madje Veseli thotë se fobinë që gjithnjë e kishte pasur nga lartësia sot e ka mposhtur.


“Pra, eksperienca e sotme ka qenë e jashtëzakonshme. Është hera e parë që kam qenë në zip-line, unë kam frikë shumë nga lartësitë, si familje e kemi frikën prej lartësive, por, më në fund e sfidova veten”, ka thënë Veseli për KosovaPress.

Aktori i ri nuk ka harruar që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’ua urojë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Për shokun e tij nga filmi “Shok” Andi Bajgora kjo ishte një eksperiencë e re dhe është shprehur i kënaqur që ka qenë pjesë e këtij organizimi dhe që e ka përjetuar një sfidë të tillë.

“Ka qenë eksperiencë e paharruar dhe mund të them njëra prej më të mirave që më ka ndodhur kohëve të fundit. Ka qenë shumë frikë, ftohtë dhe kënaqësi në të njëjtën kohë … Të gjitha këto ia kanë vlejtur për një kënaqësi kaq të madhe… Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Bajgora.

Organizimi i kësaj ngjarje është bërë nga këshilli Organizativ për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të cilët kanë paralajmëruar edhe aktivitete tjera deri më 17 shkurt.

Përveç Lum Veselit dhe Andi Bajgorës Zip-line-trip e kanë provuar edhe aktorët Donika Zeqiri, Florist Bajgora dhe Almir Suhodolli.

Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës sot është organizuar edhe një vrapim prej 50 kilometrash nga Klina për në Gllogjan e deri në Koshare e cila është organizuar nga Shoqata e Vrapimit, që ndryshe është quajtur “Vrapimi i Pavarësisë”.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori