LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj e shqetësuar me ndotjen e ajrit në Prishtinë, por e pafuqishme ta ndryshojë gjendjen

Reshitaj e shqetësuar me ndotjen e ajrit në Prishtinë, por e pafuqishme ta ndryshojë gjendjen

Gjendja alarmante e ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Kosovës, e regjistruar ditëve të fundit, ka nxitur reagimin e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila thotë se është e shqetësuar me nivelin e lartë të ndotjes, por e pafuqishme ta ndryshojë menjëherë gjendjen.

Ministrja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe ajo është e shqetësuar me këtë gjendje, por s’ka dhënë ndonjë zgjidhje të shpejt për parandalimin e ndotjes së ajrit kryeqytetit.


“Brenda muajit të parë kam krijuar grupin për hartimin e Planit të Aktiviteteve për reduktimin e ndotjes së ajrit, kam kërkuar nga ekspertet e fushës që të sjellin informacione për gjendjen dhe alternativat e mundshme të përmirësimit të tij në kohë reale. Ju të gjithë e dini që gjerat nuk zgjidhen me shkop magjik, e aq më pak në vendin tonë ku problemet janë të shtresuara e të trashëguara”, ka shkruar ministrja Reshitaj.

Edhe sonte, ndotje alarmante e ajrit në Prishtinë (Foto)
Lexo po ashtu Edhe sonte, ndotje alarmante e ajrit në Prishtinë (Foto)

Ajo ka renditur disa veprime efekti i të cilave ende është i parvjetshëm. Ka thënë se në ditët në vazhdim do të ketë edhe aktivitete tjera për të zvogëluar ndotjen e Prishtinës.

Ministria e Mjedisit me 6 zv/ministra, ndërsa Prishtina me ajrin më të ndotur në botë
Lexo po ashtu Ministria e Mjedisit me 6 zv/ministra, ndërsa Prishtina me ajrin më të ndotur në botë

Postimi i plotë i ministres Reshitaj:

“Të dashur qytetarë, ndaj me ju shqetësimin për rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit këto ditë në kryeqytetin tonë.

Që nga dita e parë e punës sime në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kam filluar të punojë me përkushtim në gjetjen e mënyrave profesionale për reduktimin e ndotjes së ajrit.

Brenda muajit të parë kam krijuar grupin për hartimin e Planit të Aktiviteteve për reduktimin e ndotjes së ajrit, kam kërkuar nga ekspertet e fushës që të sjellin informacione për gjendjen dhe alternativat e mundshme të përmirësimit të tij në kohë reale.

Ju të gjithë e dini që gjerat nuk zgjidhen me shkop magjik, e aq më pak në vendin tonë ku problemet janë të shtresuara e të trashëguara.

Në të kaluarën realiteti i ndotjes së ajrit edhe është demantuar. Ne nuk e mohojmë atë, përkundrazi e potencojmë dhe luftojmë ta bëjmë prioritet edhe institucional edhe shoqëror.

Në të gjitha pjesët tjera të Kosovës mbizotëron gjendje më e mirë e ajrit. Në kryeqytetin tonë të mbingarkuar dhe rrethinën e tij, për shumë vite me radhë ka ekzistuar një gjendje alarmante e vlerave të larta të ndotjes së ajrit, por asnjëherë ndotja e ajrit nuk është vënë si prioritet i qeverisë, madje ende asnjëherë që nga paslufta nuk ka pas komunikim ndërinstitucional të aktereve përgjegjës dhe kompetent për mbrojtjen e mjedisit.

Ne i takuam në një tavolinë të përbashkët të gjithë ministrat e linjes, hartuam planin e aktivitetëve në faza, identifikuam ndotësit më të mëdhenjë, vizituam KEK-un dhe kërkuam nga inspektorati kontrolla më të rrepta e gjoba për të gjithë ata që ndotin ajrin.

Trashëguam një ligj për mbrojtjen e ajrit nga ndotja që kishte zbrazësira dhe ishte i pazbatueshëm kurse ne tani jemi në fazën e miratimit të ligjit të ri, që do të rregullojë sektorët që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, duke përfshirë edhe përdorimin e lëndëve djegëse si ndotës të ajrit.

Duke marrë parasysh që pos KEK-ut, fabrikave e veturave, ndotja e ajrit po vjen edhe nga përdorimi i thëngjillit për ngrohje, ne kërkuam që institucionet gjegjëse qeveritare te punojnë në gjetjen e alternativave për ngrohje dhe të fillojmë të reduktojmë përdorimin e thëngjillit.

E di që përdorimi i thëngjillit ka kosto më të ulët, por disa herë e kam thënë dhe po e potencoj sërish që kostoja për shërim nga sëmundjet që vijnë nga ndotja e ajrit është shumë më e lartë.

Për të koordinuar veprimet, u takuam edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti.

Ne u pajtuam që në periudhat kohore kur kemi tejkalime të mëdha të normave të lejuara të ndotjes së ajrit, të reduktojmë qarkullimin e veturave në disa lagje duke bërë pa pagesë transportin publik, gjë që shumë shpejt shpresoj që do të realizohet.

Veturat e shumta, KEK-u, përdorimi i thëngjillit (madje edhe gomave) për ngrohje, kushtet e pa favorshme atmosferike, janë faktorët kryesor të ndotjes së ajrit.

Ne duhet të punojmë me përkushtim dhe pandërprerë, jo vetëm kur ballafaqohemi me situatën , por të krijojmë një vetëdijësim që angazhimi ynë si institucione dhe shoqëri dhe aplikimi i strategjisë për mbrojtje të mjedisit të jetë i përhershëm.

Për të pasur përmirësim të ndotjes së ajrit ne kemi kërkuar nga institucionet përkatëse që të realizojnë përgjegjësitë e tyre ligjore që kanë, disa prej të cilëve veçse kanë filluar masat konkrete.

1. Zbatimi i Udhëzimit Administrativ që obligon Ministrinë e Infrastrukturës që të mos lejojë regjistrimin e veturave që tejkalojnë normat e lejuara të shkarkimeve në ajër;

2. Kontrollimi i cilësisë së derivateve të naftës që importohen në Kosovë;

3. Ndërtimi i Unazës së brendshme të kryeqytetit dhe zhvendosja e administratës shtetërore në Hajvali;

4.Zgjerimi i sistemit të kogjenerimit;

5. Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, me filtrat e teknologjisë së fundit me kërkesën time;

6.Krijimi i zonave të reja të gjelbra etj.

Të gjithë këto masa do të ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit.

Prandaj të nderuar qytetarë, ju ekspert e kritikë të situatës, mirëpres angazhimin tuaj në reduktimin e ndotjes së ajrit, duke reduktuar përdorimin e veturave, përdorimin e thëngjillit për ngrohje si dhe duke dhënë kontributin tuaj konkret për reduktimin e ndotjes së ajrit”, ka shkruar ministrja Reshitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Lajme
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Kronikë e Zezë
KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?

KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?

Lajme
Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Kalo në kategori