Më 24 shtator 2023, Banjska u bë qendra e një sulmi ndaj Policisë së Kosovës, që tronditi komunitetin lokal dhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
Në këtë ngjarje tragjike, e cila përfshiu përleshje të armatosura midis forcave të sigurisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur të paidentifikuar, humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku si dhe tre prej sulmuesve serb.
Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve të Kosovës – pranoi përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi të armatosur.
Pasojat e këtij sulmi po vazhdojnë edhe sot, ndërsa autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare po hetojnë shkaqet dhe përgjegjësitë për këtë akt të rëndë.
Së fundmi lidhur me këtë ngjarje International Crisis Group ka dalë me një draft-raport, ku theksohet se KFOR ka negociuar për tërheqjen e paramilitarëve serbë nga Banjska.
“Nga frika e një gjakderdhjeje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë. Kosova beson se deri në 200 luftëtarë të tjerë ishin fshehur në atë kohë në pyllin e dendur midis Banjskës dhe kufirit serb”, thuhet në këtë raport, i cili u citua në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s të mbajtur dy ditë më parë.
E ndaj të gjeturave të këtij raporti ka reaguar misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR.
KFOR-i në një reagim publik thotë se ky raportim është i pasaktë.
“Në asnjë moment KFOR-i nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara”, vijon komunikata.
Pasi u thirr për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i thotë se u koordinua ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendosur sigurinë në zonë.
“Dhuna që ndodhi në Banjska erdhi pas një sulmi kundër paqeruajtësve të KFOR-it në maj të vitit 2023, i cili rezultoi në plagosjen e 93 pjesëtarëve të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda”.
KFOR-i thotë se NATO ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se faktet duhet të vërtetohen dhe autorët duhet të përballen me drejtësinë.
Duke marrë parasysh deklaratën e KFOR-it, largimi i Radoiçiqit me disa prej pjesëtarëve të grupit të tij nga Banjska, mbetet ende e paqartë.
Aktualisht, Radoiçiq besohet se është i lirë në Serbi. Prej drejtësisë kosovare, për të nuk ka ende ndonjë vendim. Ai kërkohet nga gjykatat e Kosovës edhe në lidhje me vrasjen dhe frikësimin e një dëshmitari, ndërsa SHBA-ja e ka futur në listë të zezë për përfshirje në krim dhe korrupsion ndërkombëtar.
Kujtojmë se organizata ndërkombëtare policore INTERPOL tashmë ka lëshuar një urdhër arresti për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe 11 persona të tjerë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Evitimi i zgjedhjeve të reja, Murati jep propozimin pak para se të nisë seanca konstituive

Tentativa e tretë për konstituim të Kuvendit, seanca pritet të fillojë në ora 12:00

Vdes gazetari Sylejman Shaqiri

Bëhet thirrje për krijim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet se rrahu të fejuarën e tij

Kryesuesi Dehari para seancës i fton në konsultime përfaqësuesit e partive politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?