LAJMI I FUNDIT:

Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë, proces ky që kishte nisur në fillim të muajit prill.

Agjencia e Statistikave të Kosovës pritet që sot të mbajë konferencën për media, ku do të bëjë të ditur të dhënat e mbledhur nga terreni, për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë,  transmeton Telegrafi.

Procesi i regjistrimit të popullsisë u bë pas dhjetë vitesh. Ndërsa, ditë më parë nga ASK kanë njoftuar se mbi 1 milion qytetarë janë regjistruar.

Para pak ditësh edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, falënderoi edhe ekipet e regjistruesve, tërë stafin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, dhe të gjithë përkrahësit e këtij procesi.

“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur”, kishte deklaruar Kurti.

Ndryshe, Sipas ASK-së procesi ka shkuar sipas planeve të parapara, duke përfshirë të gjitha komunat e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

Lajme
KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

Lajme
Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel

Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel

Lajme
Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione

Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione

Politikë
Kalo në kategori