eksperti ad

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, ka folur lidhur me protestën që do ta organizojnë në Kroaci.

“Duke e pa që edhe Kroacia është shtet i BE-së dhe duke parë që kemi shumë shqiptarë në Kroaci, por shtetin kroat e kemi edhe mik. Ne e kemi luftuar për shtetin e Kroacisë që të lirohet, por edhe shteti kroat na ka ndihmu neve. Andaj ne pamë të rrugës që ta bëjmë edhe një protestë në qytetin e Zarës… Kështu menduam që, dashtë Zoti, të jetë protesta e fundit.”


“Ne me 5 korrik vendosëm që ta mbajmë protestën në Kroaci… Me datën 20 po shpresojmë që t’i lirojnë ish-krerët e UÇK-së nga Haga.”

Ai tutje ka thënë se nga kjo protestë presin po aq sa kanë pritur edhe nga të gjitha protestat e mëhershme të organizuara vitin e kaluar.

“Kemi organizu 6 protesta vitin e kaluar, kjo është e 7-ta”, ka thënë ai në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.