Hakmerret SHBA-ja, sulmon Iranin


Ushtria amerikane ka kryer sulme ndaj objektivave iraniane.
Ky veprim erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi Iranin për një “shkelje të marrëveshjes së armëpushimit” pas një sulmi ndaj një anijeje transporti në ngushticën e Hormuzit.
Nuk u raportuan viktima kur anija u godit të enjten nga një dron sulmues njëdrejtimësh, një incident që çoi në një evakuim të planifikuar të më shumë se 11 mijë marinarëve të prekur në rajon, shkruan bbc.
https://t.co/W4zjNqnmCt
— U.S. Central Command (@CENTCOM) June 26, 2026
Si kundërpërgjigje, Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi të premten se kishte goditur objekte për ruajtjen e raketave dhe dronëve, si dhe pozicione të radarëve bregdetarë.
Vetëm pak çaste para se të njoftoheshin sulmet, lideri amerikan i pyetur nëse SHBA-ja do t’i përgjigjej sulmit iranian, tha “do ta shihni”.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani para pak ditësh kanë arritur një marrëveshje armëpushimi në Zvicër. /Telegrafi/


































