LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mjedisit me 6 zv/ministra, ndërsa Prishtina me ajrin më të ndotur në botë

Ministria e Mjedisit me 6 zv/ministra, ndërsa Prishtina me ajrin më të ndotur në botë

Cilësia e ajrit në Kosovë është evidentuar të jetë larg kritereve botërore dhe që tejkalon çdo standard të lejuar.

Se niveli i ndotjes së ajrit në vend është në vlera alarmante, u vërtetua edhe nga monitorimi i fundit i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit përmes “Indeksit të cilësisë së ajrit.”


Në bazë të këtij indeksi, Kosova, gjegjësisht Prishtina, klasifikohet në kategorinë e parë të ndotjes së ajrit, që ka kaluar normat e lejuara.

Bazuar në matjen e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 18:00, vlera e ndotjes ka arritur në 350 dhe konsiderohet e shumë e pashëndetshme, përcjell Telegrafi.

Ndërsa prej orës 21:00, ndotja ka shkuar deri në 431, çka e bën edhe më tej shqetësuese shëndetin e qytetarëve të Prishtinës.

Sipas ranglistës botërore, Prishtina aktualisht është në vendin e parë në botë me ajrin e ndotur, duke lënë pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që  zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur.

Në anën tjetër, Ministria e Mjedisit, institucioni kryesor që duhet të merret me ndotjen e ajrit, është ministria që ka më së shumti zëvendësministra.

Kjo ministri që udhëhiqet nga Albena Reshitaj e AKR-së i ka 6 zëvendësministra.

Është paradoksale që një ministri me kaq zëvendësministra e zyrtarë tjerë, e në Kosovë, respektivisht në Prishtinë ajri të jetë më i ndotur se në Kinë, Indi apo Pakistan.

Telegrafi ju sjell tabelen në të cilën mund t’i shikoni elementet e rrezikshme sipas niveleve.

AQI “e mirë” është prej 0 deri 50. Cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqëshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

AQI  “mesatare” është prej 51deri 100. Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101 deri 150. Edhepse popullata e pergjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

AQI “e pashëndetshme” është prej 151 deri 200. Çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

AQI “shumë e pashëndetshme” është prej 201 deri 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor që do të thoshte se çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.

AQI “e rrezikshme” është mbi 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor të nivelit të gjendjes së jashtëzakonshme. Gjasat janë më të mëdha që e tërë popullata do të preket. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori