Në bazë të fakteve dhe statistikave 90min.com ka përpiluar një listë prej gjashtë lojtarëve më të nënvlerësuar në Ligën Premier.
Këta lojtarë definitivisht nuk e kanë vëmendjen e merituar këtë sezon, por ata vazhdojnë me paraqitje të mira.
Kjo duke shpresuar se afati kalimtar i janarit do të sjell gjëra të bukura, apo edhe fundi i sezonit 2017/18, më poshtë keni listën:
6.Arthur Masuaku – West Ham
Mbrojtësi që ka tipare të një sulmuesi këtë sezon, mesatarja e tij është 3.4 driblime për ndeshje. Kjo është mesatarja e tretë më e madhe në Ligën Premier, duke kompletuar kështu më shumë se Philippe Coutinho, Mohamed Salah dhe Leroy Sane.
5.Pascal Gross – Brighton & Hove Albion
Mesfushori gjerman ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asistime këtë sezon, duke kontribuar kështu në një gol çdo 188 minuta në Ligën Premier. Gross është futur në librat e klubit pasi ai ka shënuar golin e parë në histori të klubit në kampionatin elitar anglez. Për më shumë, ai ka treguar kreativitet këtë sezon duke prodhuar 2.1 pasime kyçe për ndeshje, numër që është i barabartë me atë të Eden Hazardit dhe Dele Allit e Juan Matas.
4.Robbie Brady – Burnley
Brady bën një mesatare prej 2.6 harkimeve të kompletuara për ndeshje, më e madhja në Ligën Premier. Ai është vendimtar në lojën e Burnleyt pasi stili i tij i lojës i përshtatet dyshes sulmuese Sam Vokes dhe Chris Wood.
3.Pedro Obiang – West Ham
Obiang është një nga lojtarët më të preferuar nga tifozët në London Stadium. Ai është thjesht i pakalueshëm në mesfushë, duke bërë 2.7 ndërhyrje për ndeshje këtë sezon, shifra më të mira se të Tiemoue Bakayokos dhe të Fernandinhos. Po ashtu ai ka 1.2 driblime për ndeshje, shifër e rrallë për një mesfushor si ai.
2.Ashley Young – Manchester United
Anglezi po vazhdon me paraqitje të mira, ka 1.8 ndërhyrje në top për ndeshje dhe 1.9 ndërprerje të pasimeve kundërshtare, më e madhja në Ligën Premier së bashku me Marco Alonson dhe Hector Bellerin. Young ka kontribuar këtë sezon me katër asistime dhe një gol fantastik nga gjuajta e lirë ndaj Watfordit.
1.Wilfred Ndidi – Leicester City
Leicester City kanë gjetur menjëherë N’Golo Kanten e ri, ai vshtë Ndidi. Nigeriani ka një mesatare prej 4.1 ndërhyrjeve në top, që është më e madhja në top pesë ligat evropiane. Dhe 3.2 duele të fituara, aq sa Nemanja Matic e Alvaro Morata. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAntonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë