LAJMI I FUNDIT:

Makthet e Dybalas: Berisha dhe Strakosha të vetmit që e ndalën argjentinasin nga pika e bardhë (Foto/Video)

Makthet e Dybalas: Berisha dhe Strakosha të vetmit që e ndalën argjentinasin nga pika e bardhë (Foto/Video)

Paulo Dybala nuk kishte dështuar asnjëherë nga pika e bardhë në Serie A, por kjo zgjati vetëm derisa nuk i doli përpara portieri i Atalantas, Etrit Berisha, në javën e shtatë të kampionatit italian në sezonin 2017/2018.

Në përballjen e zhvilluar në Bergamo, Juventusi i kishte shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë me anë të Federico Bernardeschit dhe Gonzalo Higuainit. Mattia Caldara e kishte ngushtuar rezultatin po në gjysmën e parë, ndërsa shifrat u barazuan në fraksionin e dytë me golin e Bryan Cristantes.


(Foto: Getty Images)

Në minutën 84 u akordua penalti në favor të Zonjës së Vjetër dhe Dybala e pati rastin t’ia fitonte ndeshjen Juves. Por, këtë nuk e lejoi të ndodhte gardiani shqiptar, Etrit Berisha, duke ia mbrojtur penalltinë dhe falë heroizmit të tij, Atalanta ia doli të marrë një pikë të artë përballë kampionit.

Portieri i Atalantas asokohe u shpreh i lumtur për penalltinë e mbrojtur, por më shumë për pikët e fituara.

“Jemi të lumtur, e kemi merituar këtë barazim sepse ishin 2-0 dhe e rikthyem në 2-2 ndaj skuadrës më të fortë në Itali. Penalltia? Kam vendosur në moment, edhe pse e kam parë se si do të gjuajë, ishte e vështirë”.

I pyetur se si ndihej që mbrojti penalltinë e një lojtari që nuk dështon kurrë, Etriti tha: “Bukur, por më e rëndësishme është pika e fituar”.

(Foto: Getty Images)

Në ndeshjen e xhiros së tetë në Serie A, Lazio arriti një fitore shumë të rëndësishme përballë Juventusit në Torino, ndërsa për këtë më meritori ishte portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Goli i parë u shënua nga skuadra vendase që kaloi në epërsi në pjesën e parë me anë të Douglas Costas, ndërsa në pjesën e dytë Ciro Immobile realizoi dy gola.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, golat e sulmuesit italian nuk do të kishin vlerën e tri pikëve nëse gardiani i kryeqytetasve nuk do të ishte në formë mahnitëse. Derisa Biancocelestët ishin në epërsi prej 2-1, në minutat shtesë të takimit u akordua penalti në favor të Zonjës së Vjetër. Përgjegjësinë e mori numri 10, Paulo Dybala.

Edhe një herë u dëshmua se makthi i argjentinasit ishin portierët shqiptarë. Goditjen e sulmuesit të Juves e ndali Strakosha duke u bërë hero i Lazios.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, reprezentuesi i Shqipërisë kishte thënë se i ka studiuar ekzekutimet e ‘La Joyas’ dhe se e kishte dëgjuar babanë për anën e goditjes.

“Zoti më ndihmoi ta ndali atë penallti. Si Grigioni (trajner i portierëve) ashtu edhe babai im, më këshilluan që të hidhesha në krahun e djathë dhe ishte zgjedhje e duhur. E kam studiuar Dybalan dhe e dinim se nëse do të bëhej një penallti, në cilën anë do të gjuajë. Më ka ndihmuar edhe fati”, pati deklaruar Strakosha.

(Foto: Getty Images)

Pra, ishin portierët shqiptarë që ua imponuan Bianconerëve barazimin dhe humbjen e parë në sezonin 2017/2018.

Pritja e Strakoshës ishte akoma më e dhimbshme, meqë ndali një ecuri fantastike të kampionit në fuqi. Juventusi humbi në shtëpi pas 41 ndeshjeve. Hera e fundit ishte 23 gusht 2015, pra pas 783 ditësh, 18.792 orësh, 1.127.520 minutash dhe 67.651.200 sekondave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori