LAJMI I FUNDIT:

Barcelona gjithmonë është përballur me largime të mëdha – Këta janë yjet e mëdha që i lanë blaugranat në kulmin e karrierës (Foto)

Barcelona gjithmonë është përballur me largime të mëdha – Këta janë yjet e mëdha që i lanë blaugranat në kulmin e karrierës (Foto)

Historikisht, Barcelona ka pasur gjithmonë probleme me lojtarët e mëdhenj që janë larguar në kulmin e karrierës.   

Klubi katalanas është përpjekur gjithmonë që të ketë lojtarët më të mirë në botë dhe shumë shpesh ia kanë arritur qëllimit, por shumica prej yjeve janë larguar në mënyrë të turpshme.

Kjo gjë filloi me Maradonën, u pasua nga Figo, Laudrup, Schuster, Rivaldo, Romario, Ronaldinho dhe përfundon, të paktën deri më tani, nga Neymar, shkruan Sport.


Maradona ishte një nga blerjet e para të mëdha të Barcelonës. Ai u bashkua me klubin katalanas në sezonin 1982-1983, i ardhur nga Boca Juniors. Qëndroi aty për dy sezone pastaj kaloi te Napoli.

Ronaldo Nazario arriti te Barça nga PSV në sezonin 1996-1997.  Ai bëri një sezon sensacional, duke shënuar 34 gola në 37 ndeshje, pastaj kaloi te Interi.

Luis Figo ka qenë, pa dyshim, largimi që i ka bërë më shumë dëm për Barcelonës. Ai arriti te Barcelona në sezonin 1995-1996 nga Sporting i Portugalisë dhe kaloi pesë vite në klubin katalanas, duke bërë paraqitje të mëdha.

Perez pagoi klauzolën e tij, 61 milionë euro, në korrik të vitit 2000, transmeton Telesport.

Bernd Schuster, për shembull, ishte ai që, kur përfundoi kontratën e tij kaloi po ashtu te Real Madridi. Kështu bëri edhe Michael Laudrup.

Rivaldo shkoi nga hero në horr dhe përfundoi duke u larguar nga klubi i tij si një lojtar i lirë për të marshuar në Milano.

Romario ka zgjatur vetëm një sezon në Barcelonë dhe vendosi për të vazhduar në Brazil.

Edhe Ronaldinho, idhull te Barcelona, mblodhi plaçkat dhe shkoi te Milani.

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë

Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

Premier League
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori