LAJMI I FUNDIT:

Ish- e dashura e ka paditur Charlie Sheen se e ka infektuar me HIV

Ish- e dashura e ka paditur Charlie Sheen se e ka infektuar me HIV

Charlie Sheen është paditur nga një grua e cila pretendon se ai e ka gënjyer për faktin që mbart virusin HIV dhe se ia ka transmetuar edhe asaj gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

Sipas padisë, aktori dhe gruaja (që zgjedh të identifikohet si Jane Doe), u njohën në shtator të 2015-s. Jane tha se përpara çdo lloj kontakti zik apo seksual ajo e kishte pyetur Sheen-in drejtpërdrejtë nëse kishte sëmundje seksualisht të transmetueshme, shkruan portali Anabel.


Sheen i ishte përgjigjur me: “Jam mirë. Duhet të kesh besim te unë”.

Jane pretendon se ajo dhe aktori kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura për dy muaj, në shtator dhe tetor 2015-s. Në një nga rastet, paditësja tha se Charlie doli nga dhoma për të pirë një cigare.

Pasi u kthye, ai “hodhi një qese me barna në krevat” dhe i tha se mbart virusin HIV. Charlie i tha që të pijë barnat që i dha ai dhe nuk do ta gjente gjë.

E paditura rrëfen se nuk do të kishte bërë seks me Charlie-n, nëse do ta dinte se ai ishte HIV+. Pasi e konfrontoi aktorin për këtë ndodhi, Charli i tha se ishte faji i saj që u infektua dhe se duhet të ndihej me fat që ai i tregoi. Kur u pyet pse gënjeu për virusin, ai u përgjigj me: “Sepse s’ishte punë për ty”.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother:  Nuk kam dëshirë të flas për të

Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother: Nuk kam dëshirë të flas për të

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Kalo në kategori