LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur policia shqiptare bastis shtëpinë dhe sekuestron armën e Stresit (Video)

Momenti kur policia shqiptare bastis shtëpinë dhe sekuestron armën e Stresit (Video)

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim mëngjesin e sotëm reperin Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi.

Burime nga policia bëjnë me dije se Stresi dhe një 21-vjeçar kanë publikuar në rrjetet sociale sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.


E policia shqiptare tashmë ka bastisur shtëpinë e të atit të reperit, Sali Lushajt, në kërkim të arrestimit të reperit shqiptar gjersa ka kapur armën me të cilën shihet reperi në një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

Stresi reagon kundër arrestimi të Haradinajt: Gjuan me armë (Video)
Lexo po ashtu Stresi reagon kundër arrestimi të Haradinajt: Gjuan me armë (Video)

Kujtojmë se këngëtari ditë më parë publikoi një video teksa shtinte me armë në shenjë proteste për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Njoftimi i policisë shqiptare

Sekuestrohet arma e zjarrit

Më datë 05.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:

– A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

– E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Është bërë skuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

• Një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun”

• Një automjeti tip “Audi”

Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive” dhe “Prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 280, 274 e 25 të Kodit Penal. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori