LAJMI I FUNDIT:

Befason Steven Seagal, merr nënshtetësinë ruse (Foto)

Befason Steven Seagal, merr nënshtetësinë ruse (Foto)

Aktori amerikan Steven Seagal ka marrë nënshtetësinë ruse. Sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit, Presidenti Putin ka firmosur një dekret që e bën ekspertin e arteve marciale qytetarin më të ri të Rusisë.

Seagal është një mik i Putin dhe njëherë e përshkroi shefin e Kremlinit si “njërin nga liderët më të mëdhenj të botës”.


Zëdhënësi i Presidentit deklaroi se Seagel ka qenë gjithmonë i mirëpritur në Rusi, ndërsa statusi i tij si një aktor i famshëm ishte një arsye për t’i dhënë nënshtetësinë, transmeton Top Channel.

Aktori ka mbështetur edhe aneksimin e Krimesë nga Rusia duke deklaruar se ishte një veprim “shumë i arsyeshëm”. Ai zhvilloi edhe një koncert në vitin 2014, pak kohë pas aneksimit.

Në vitin 2013 u raportuar se Putin propozoi që Seagal të bëhet konsull nderi i Rusisë në Kaliforni dhe Arizona. Kjo lëvizje e Putin do të kishte bërë që aktori të shndërrohej në një ndërmjetës mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit, por Shtetet e Bashkuara refuzuan propozimin e Putin.

Seagal, gjyshja e të cilit është me origjinë nga Vladivostoku, ka vizituar disa herë Rusinë në vitet e fundit, duke qenë edhe në Kamachatka dhe Sakhalin në shtator. Ai deklaroi se dëshironte që të kalonte disa muaj në vit në shtetin rus.

Përpos Seagal, të tjerë të njohur që kanë marrë shtetësinë ruse janë edhe aktori francez Gerard Depardieu, eksperti amerikan i arteve marciale, Jeff Monson, boksieri amerikan, Roy Jones dhe sportisti amerikan Vic Wild.

Më herët gjatë këtij viti, Seagel mori edhe nënshtetësinë serbe pasi ofroi ndihmën e tij në një shkollë të arteve marciale në Beograd.

befason2

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori