LAJMI I FUNDIT:

Skivi: Ata e nisën incidentin, ja versioni im

Skivi: Ata e nisën incidentin, ja versioni im

Reperi i Babastars, Skivi, ka folur për herë të parë për incidentin me Noizyn, duke thënë se grupi i tij ka nisur incidentin.

Për herë të parë Skivi ka folur për incidentin se si ndodhi ngjarja dhe këtë ai e bëri në një lidhje direkte me Cozmanin për Top Show në Top Channel.


“Kush e nisi incidentin? Ne nuk e nisëm, di të them se ata e nisën”, e nisi deklaratën e tij Skivi.

Cozman tregon për herë të parë si ndodhi ngjarja!
Lexo po ashtu Cozman tregon për herë të parë si ndodhi ngjarja!

Ai shtoi se mbante prej 2-3 ditësh takime në hotelin në qendër të Prishtinës ku ndodhi ngjarja, teksa tha se kur arriti te vendi i ngjarjes, është fyer dhe është sharë nga 10 persona në hyrje të hotelit, të cilët ishin Noizy dhe grupi i tij, shkruan Telegrafi.

“U thashë, nuk është as koha e as momenti shqipe. U largova për t’u takuar me personin në fjalë për çështje punësh dhe isha me Sofie Kastriotin, një femër kur ata na fyen”, u shpreh Skivi.

Përleshja mes Noizyt dhe Cozman, të gjitha lajmet
Lexo po ashtu Përleshja mes Noizyt dhe Cozman, të gjitha lajmet

Më pas ai tha se ka qen në kontakt gjatë gjithë ditës me Cozmanin, kur edhe atë e njoftoi se e kanë sharë, ndonëse tha se mendoi se gjithçka është përfunduar pasi ai konsultoi menaxherin e hotelit në fjalë duke ia shprehur shqetësimet.

Ai shtoi se nuk ishte përgatitur me grupin për incidentin dhe se Cozman u takua rastësisht.

“Ky ka qenë problem i momentit, nuk ka qenë e planifikuar”, tha Skivi duke shtuar se ai i ka ikur incidentit.

Skivi dhe Cozman potencuan se ata nuk bëjnë incidente për të arritur te fama, kjo shihet ndër vite, teksa kanë dëshirë që të mbyllet kjo çështje.

Ata treguan se nuk do të ketë më incidente, nëe OTR nuk provokojnë sërish. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin: Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë

Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin: Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Kalo në kategori