LAJMI I FUNDIT:

Matuidi dhe Sissoko i frikësohen Shqipërisë

Matuidi dhe Sissoko i frikësohen Shqipërisë

Të mërkurën Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Euro 2016 dhe këtë herë do të jetë përballë organizatorëve të Francës. Një ndeshje mjaft e vështirë për kuqezinjtë, të cilët u mposhtën në takimin e parë 1-0 nga Zvicra, ndërsa francezët arritën të fitojnë 2-1 ndaj Rumanisë.

Dy ditë para këtij takimi mjaft të rëndësishëm për të dyja kombëtaret, dy lojtarët francezë Blaise Matuidi dhe Moussa Sissoko kanë folur për sfidën duke e cilësuar atë si vendimtare për kombëtaren e tyre dhe mjaft delikate.


Matuidi, lojtari i PSG, rikujtoi edhe dy ndeshjet në grup që Franca luajti ndaj Shqipërisë, duke thënë se Shqipëria duhet marrë seriozisht.

“Ne jemi Franca dhe gjithmonë luftojmë për vendin e parë në grup. Por është gjithashtu e vërtetë që duhet t’i marrim ndeshjet një nga e një dhe për momentin vëmendja jonë është vetëm të Shqipëria. Ata na kanë hapur shumë probleme në dy sfidat miqësore që kemi zhvilluar ndaj tyre”, u shpreh Matuidi.

Lojtari 29 vjeçar vlerësoi Shqipërinë në goditjet standarde duke thënë se është një skuadër e rrezikshme.

“Duhet të tregohemi të vëmendshëm sepse shqiptarët janë shumë të rrezikshëm sidomos kur bëhet fjalë për goditjet standarde. Për ne mbi të gjitha është ndeshja ndaj Shqipërisë, pastaj do të mendojmë për Zvicrën. Për tu renditur të parët në grup duhet të fitojmë të mërkurën në Marseille”.

Ndërkohë mesfushori i Newcastle United, Moussa Sissoko u shpreh se Franca ka mësuar nga gabimet e së kaluarës në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe këtë herë do të përpiqet, të mos ketë të njëjtin fat kur të përballet me kuqezinjtë e Gianni De Biasit.

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori