Noizy ka qenë mysafir në emisionin Oktapod përballë Turjan Hyskës, ku mes tjerash ka thënë se nuk i njeh Babastarsat.
Gjatë intervistës, reperi ka bërë të ditur se është pajtuar me Ledri Vulën, ndërsa në ngacmimin që moderatori i bën për liderin e Babastars, Getoar Selimi, Noizy përgjigjet se e njeh si fituesin e Eurosongut, duke aluduar me ironi për Konçitën, këngëtaren transeksuale me mjekër që e fitoi atë festival.
Më tej, reperi i mirënjohur ka njoftuar për nxjerrjen e një albumi të ri në muajin prill. Ai ka thënë se albumi do të titullohet “ZinCity” dhe do të përmbajë 18 këngë, shtatë prej të cilave edhe me klipe.
Ai njëherësh ka njoftuar edhe për regjistrimin e “një patente” për brandin e disa këngëtarëve OTR, duke e konsideruar këtë një ‘label’ ndërkombëtar, si revolucion për muzikën.
Në përgjigjet e tij, Noizy pranoi se po e zhvillon industrinë e muzikës dhe me të ardhurat që përfiton, mund të krahasohet me biznesmenët më të mëdhenj shqiptarë.
Reperi pranon se të ardhurat nga çdo koncert i arrijnë deri në 15 mijë euro.
Duke u kthyer disi në memorie, Rigels Rajku, siç e ka emrin e tij reperi, u shpreh se me pasionin që kishte për boksin, mund të ishte bërë dhe kampion bote, pasi jo vetëm që sa kohë e ushtroi sportin nuk njohu asnjë humbje, por edhe se i ishte dedikuar 24 orë në 24 këtij pasioni.
Lidhur me aktivitetet bamirëse që ka ndërmarrë kohët e fundit, Noizy thotë se i bën me shpirt, pasi sipas tij, edhe pse duket tip i fortë nga jashtë, brenda është shumë i ndjeshëm. Për më shumë, ndiqeni videon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa
Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother
"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit