LAJMI I FUNDIT:

“Ajo” e Getit dhe Majkit në versionin bullgar nuk është plagjiaturë, gëzon të drejtat legjitime (Foto/Video)

“Ajo” e Getit dhe Majkit në versionin bullgar nuk është plagjiaturë, gëzon të drejtat legjitime (Foto/Video)

Kënga “Ajo” nga Getoar Selimi dhe Majk vitin e kaluar ishte një ndër hitet e verës, ndërkohë që ende vazhdon të pëlqehet nga publiku.

Se është e pëlqyeshme dhe lakmohet nga çdokush, këtë e vërteton edhe interesimi i artistëve nga Ballkani, për ta gëzuar vijën melodike të kësaj kënge.


Ky është rasti i dy këngëtarëve bullgarë Boris Dali dhe Elena Velevska, të cilët kanë përdorur vijën melodike të këngës ajo, në një këngë të tyren në bullgarisht, të titulluar “Shte si Moya”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në shumë prej mediave shqiptare gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ka qarkulluar lajmi se bëhet fjalë për një plagjiaturë të këngëtarëve bullgarë, por Telegrafi mëson se nuk është ashtu.

I kontaktuar nga Telegrafi, një ndër producentët e këngës Liberian Selimi, njëkohësisht vëllai i Getit ka mohuar se kënga është vjedhje, pasi e njëjta është e blerë nga bullgarët, dhe gëzon të gjitha të drejtat legjitime.

“Ajo këngë është publikuar në mars të këtij viti dhe nuk është vjedhje e këngës ‘Ajo’ të Getit dhe Majk, pasi gëzon të gjitha të drejtat, dhe autorët e këngës janë të cekur edhe në videon e këngëtarëve bullgarë në YouTube”, ka thënë për Telegrafin, Liberian Selimi, apo i njohur ndryshe si LiBeats.

Liberian Selimi

Të njëjtën gjë kanë pohuar edhe dy protagonistët e këngës, reperët Majk dhe Getoar Selimi.

Përkundër faktit dhe dëshirës për ta pasur një këngë të tillë, duket se Boris dhe Elena nuk gëzojnë suksesin e njëjtë me reperët shqiptarë, pasi prodhimi i tyre ka marrë gati afro një milion klikime në YouTube, ndryshe nga versioni origjinal, i cili numëron mbi 50 milionë. /Telegrafi/

Getoar Selimi përmendet ai sutor i vijës melodike në këngën “Shte si moya” të këngëtarëve bullgarë Boris Dali dhe Elena Velevska

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori