Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Bruksel, ku po merr pjesë në samitin e liderëve të BE-së dhe i është drejtuar deputetëve të Parlamentit Evropian.

Zelensky u prit në aeroportin e Brukselit nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Telegrafi.

Presidenti ukrainas mbërriti fillimisht në Parlamentin Evropian, ku u përshëndet nga kryetarja e Kuvendit, Roberta Metsola, dhe iu bë mirëseardhja festive me intonimin e himnit të Ukrainës dhe atij evropian.

Pas Londrës, Zelensky për vizitë në Paris – takohet me Macronin dhe Scholzin Pas Londrës, Zelensky për vizitë në Paris – takohet me Macronin dhe Scholzin

Zelensky ishte në Londër dje, ndërsa në mbrëmje në Paris, ku foli me presidentin francez Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Reklama

Edhe pse ishte e qartë se ai do të vinte në Bruksel pas Londrës dhe Parisit, BE nuk deshi ta konfirmonte zyrtarisht mbërritjen e tij deri në momentin e fundit.

Reklama

Duke qenë se nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u takuar me të gjithë individualisht, takimet do të organizohen në grupe me disa kryetarë shtetesh.

Stoltenberg: Ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi Stoltenberg: Ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi

Kjo është vizita e tij e parë në Bruksel pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt të vitit të kaluar. Që nga fillimi i luftës, Zelensky u është drejtuar gjashtë herë liderëve të BE-së në samitet e tyre përmes video lidhjes.

Nga Londra dhe Parisi, Zelensky u bëri thirrje aleatëve që të përshpejtojnë dërgimin e ndihmës ushtarake, përfshirë aeroplanët luftarakë, dhe pritet që ai të përsërisë të njëjtat thirrje nga Brukseli. /Telegrafi/

Reklama