LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet në Kenia lënë të vdekur 70 persona

Përmbytjet në Kenia lënë të vdekur 70 persona

Të paktën 70 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Kenia ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e njerëzve nga zonat e rrezikuara për shkak të reshjeve të dendura.

“Për fat të keq, numri i njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve tani është 70”, tha Isaac Maigura Mwaura.


Gjithashtu, nga ujërat e furishme është përfshirë edhe një kamion që transportonte njerëz në jug të Kenias, incident ky i cilësuar si mjaft shqetësues nga Kryqi i Kuq, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se të prekur nga përmbytjet janë mbi 13 mijë familje të cilat janë detyruar të zhvendosen, 22 rrugë dhe 26 shkolla.

Presidenti Willaim Ruto ka autorizuar ekuipazhet e emergjencës për të evakuuar me forcë njerëzit që jetojnë përgjatë brigjeve të lumenjve dhe zonave tjera të prekura.

“Fatkeqësisht, do të na duhet t’i zhvendosim disa prej tyre edhe nëse nuk pajtohen, sepse ata e rrezikojnë veten”, tha Ruto.

Sipas Kryqit të Kuq, 26 nga 47 qarqet e Kenias janë prekur nga përmbytjet, me reshjet e dendura që pritet të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të vendit.

Ndryshe, përmbytjet në Afrikën Lindore kanë prekur edhe Tanzaninë dhe Burundin. Në Tanzani raportohet për 155 të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori